Emri i Brian Johnson është bërë veçanërisht i njohur, muajt e fundit, për stilin e tij të jetesës. Ai prej kohësh tashmë ka si synim kryesor që ta bëjë trupin e tij që të funksionojë një lloj me atë të një 18-vjeçari.
45-vjeçari, i cili e vuri pasurinë në mesin e të 30-tave kur shiti kompaninë e tij Braintree Payment Solutions në eBay për 800 milionë dollarë, pretendon se tashmë ka zemrën e një 37-vjeçari, lëkurën e një 28-vjeçari dhe konstruktin e një 18-vjeçari.
Dhe, për t’u dukur më i ri, ai së fundmi ka zbuluar se merr gjak nga djali i tij. Ai ka “rekrutuar”, të birin 17-vjeçar, Talmadge, për të siguruar transfuzion gjaku.
Në një klinikë afër Dallasit muajin e kaluar, Brian Johnson, babai i tij 70-vjeçar dhe Talmadge u paraqitën për një trajtim të trefishtë të shkëmbimit të gjakut për një orë, raporton Bloomberg.
Ai zakonisht merr plazmë nga një dhurues anonim, por këtë herë djali i tyre siguroi një litër nga gjaku i tij që më pas u shndërrua në një grumbull plazme të lëngshme dhe një grup tjetër të qelizave të kuqe, të bardha të gjakut dhe trombociteve.
45-vjeçari më pas i nënshtrohet të njëjtës procedurë si Talmage, por me një ndryshim kryesor: Pasi gjaku i tij kullohet, plazma e Talmage pompohet në venat e Johnson, sipas Bloomberg.
Si më i madhi, babai i Johnson shkon i fundit dhe merr të njëjtin trajtim si djali i tij. Brian u shpreh për Bloomberg se ai ka një ekip prej 30 mjekësh dhe specialistësh të shëndetit rigjenerues që mbikëqyrin trajtimin e tij.
Përdorimi i plazmës si një teknikë kundër plakjes tërhoqi vëmendjen kur shkencëtarët bënë një eksperiment me minjtë.
Brejtësit e moshuar treguan përmirësime në funksionet njohëse, metabolizëm dhe strukturën e kockave, ndërsa kafshët eksperimentale më të reja treguan se dhurimi i shpeshtë i gjakut mund të ketë efekte pozitive.
Ish-ambasadori amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier, ka deklaruar se administrata e presidentit Donald Trump ka…
Kryeministri Edi Rama ka deklaruar në një intervistë për Euronews se protestat kundër projektit të…
Gjashtë shtetas shqiptarë të shpallur në kërkim ndërkombëtar janë ekstraduar nga Emiratet e Bashkuara Arabe…
Kryetari i Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviç, të premten është shoqëruar në Policinë e Kosovës,…
Një pamje gjithnjë e më e zakonshme në ujërat e Gjirit të Orikumit është shfaqja…
Kryeministri britanik Sir Keir Starmer ka akuzuar miliarderin e teknologjisë Elon Musk se po përpiqet…