Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka mbajtur të dielën një fjalim të ashpër me tone të theksuara nacionaliste, duke u shprehur kundër perëndimit dhe mënyrës si është trajtuar Republika Srpska dhe Kosova ndër vite.
“Jam 55 vjeç dhe jam ngopur me gënjeshtra. Në vendin tonë po të dënonim dikë një ditë burg për një fyerje verbale, do të na thonin se po shkelim të gjitha normat ndërkombëtare. Por kur bëhet fjalë për ne, asgjë nuk vlen,” u shpreh Vuçiç me nervozizëm.
Ai iu referua zgjedhjeve në komunat veriore të Kosovës të mbajtura tre vite më parë, duke i quajtur të paligjshme për shkak të pjesëmarrjes së ulët dhe akuzoi bashkësinë ndërkombëtare për hipokrizi. “Me 2 për qind pjesëmarrje i quajtët zgjedhje legjitime? Turp! Kopila!”
Në vazhdim, Vuçiç tha se serbët nuk do të bëhen kurrë shërbëtorë, pavarësisht presioneve: “Serbi do liri dhe nuk pyet për çmim. Ne nuk prekim vendet e tjera, kërkojmë vetëm ta ruajmë emrin dhe mbiemrin tonë serb.”
Në fund, ai bëri thirrje për ruajtje të paqes, por paralajmëroi se Republika Srpska do të mbijetojë, pavarësisht presioneve ndërkombëtare. “Ju them nga këtu, në emër të Serbisë dhe në emrin tim, Republika Srpska do të ekzistojë dhe do të jetojë. Nuk mund t’i bëni asgjë – të gjithë së bashku!” përfundoi Vuçiç me një deklaratë të ngjashme me garanci shtetërore.
Deklaratat e Vuçiçit vijnë në një periudhë tensionesh të rritura mes Beogradit dhe bashkësisë ndërkombëtare, si dhe përshkallëzimi të diskursit politik në rajon.
Izraeli vendosi fshehurazi njësi elitare ushtarake dhe të inteligjencës në Azerbajxhan gjatë luftës me Iranin,…
Ish-ambasadori amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier, ka deklaruar se administrata e presidentit Donald Trump ka…
Kryeministri Edi Rama ka deklaruar në një intervistë për Euronews se protestat kundër projektit të…
Gjashtë shtetas shqiptarë të shpallur në kërkim ndërkombëtar janë ekstraduar nga Emiratet e Bashkuara Arabe…
Kryetari i Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviç, të premten është shoqëruar në Policinë e Kosovës,…
Një pamje gjithnjë e më e zakonshme në ujërat e Gjirit të Orikumit është shfaqja…