Të premten, Dogana e Kosovës zhvilloi një aksion në kompanitë HIB Petrol, Alfa Trade dhe Fer Petrol, të cilat dyshohet se kanë kryer aktivitete në kundërshtim me ligjin.
Gjatë kontrollit u zbulua se me anë të ikjes së taksave, buxhetit të shtetit i janë shkaktuar dëme hiç më pak se rreth 600 mijë euro.
Në lidhje me këtë rast u arrestua zyrtari i HIB Petrol, Fatbardh Xhaferi, pronari i kompanisë Alfa Trade, Hajdar Hajdari dhe pronari i kompanisë Fer Petrol.
Tani Gjykata Themelore në Prishtinë ka marrë vendim që ndaj tyre të caktohet masa e arrestit shtëpiak.
Tre të arrestuarit janë duke u dyshuar për veprën penale “Shmangia nga pagesa e tarifave të detyrueshme doganore ose tarifave akcizore” dhe për “Falsifikim i dokumenteve”.