LAJME

Mashtrohet 45-vjeçari në Prishtinë, një person ia merr 5 vetura në vlerë të 82 mijë eurove por s’ia jep paratë

Nuk janë të rralla rastet kur kosovarët përfitojnë kundërligjshëm shuma të majme parash duke mashtruar. Ndonëse arrijnë të kapin para, të tilla veprime i fusin në telashe me ligjin. Për një rast të tillë ka nisur hetimet Prokuroria Themelore në Prishtinë dhe një person është shpallur në kërkim.

Burimet nga Prokuroria kanë bërë me dije se bazuar në dëshminë e viktimës të dhënë para hetuesve policorë një personit (emër i njohur për redaksinë) ia ka shitur pesë vetura, që kapin vlerën e rreth 82 mijë eurove.

I dyshuari i dha automjetet por paratë nuk i mori kurrë, çka e bëri që të kërkojë ndihmën e Policisë, duke e raportuar rastin. Sipas informacioneve që ka Sinjali, i dyshuari po kërkohet nga Policia, por ende s’kanë rënë në gjurmët e tij.

Sinjali mëson se pas dhënies së deklaratës së viktimës dhe mbledhjes së informacioneve të para, Prokurori i Shtetit ka iniciuar rast në drejtim të veprës penale “Mashtrimi”, derisa të zbulohen detajet të tjera dhe të zbardhen në plotni rrethanat e rastit.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • FOTO&VIDEO

Vrasja në Gjakovë: Pse e prishën miqësinë vrasësi e viktima?

Lokali “My Place” punoi të hënën prej mesnate deri në mëngjes me disa njerëz brenda.…

20 minuta ago
  • POLITIKE

“Mosgatishmëria e evropianëve për luftën në Iran, senatori amerikan: Nuk e kam parë kurrë Trumpin kaq të zemëruar

Senatori amerikan Lindsey Graham deklaroi se ka biseduar me Presidentin Donald Trump rreth “mosgatishmërisë” të…

2 orë ago
  • KRYESORE

Trump e bën publik zhgënjimin: Starmer nuk na mbështeti!

Presidenti amerikan, Donald Trump, ka deklaruar se mendonte se Europa do të kishte ndihmuar SHBA-të…

2 orë ago
  • KRYESORE

Izraeli eliminon drejtuesit kryesorë të Iranit, ‘shpëton’ vetëm presidenti Pezeshkian: Lista e plotë e figurave të larta të vrara

Izraeli thotë se ka vrarë një tjetër figurë të lartë të Iranit, Ali Larijani, në…

4 orë ago
  • BOTA

Ministri i Jashtëm i Izraelit: Kishte një shpërblim prej 10 milionë dollarësh për Ali Larijanin, por ne e vramë falas!

Forcat e Mbrojtjes së Izraelit (IDF) njoftuan këtë të martë, më 17 mars, se kanë…

5 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Tentoi t’i presë gishtat djalit 5-vjeçar, nëna me probleme mendore arrestohet në Janjevë

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur së fundmi në Janjevë të Lipjanit. Policia e Kosovës…

5 orë ago