Disa detaje të reja janë publikuar nga vrasja e 23-vjeçarit shqiptar, Klajdi Bitri në Itali. Mediat italiane kanë publikuar pamje nga momenti i arrestimit të autorit algjerian. Karabinierët shihen teksa e shtrijnë në tokë për t’i vënë prangat, pak pasi tentoi të arratisej. Në dorë mbante një shtizë, me të cilën i mori jetën të riut shqiptar Klajdi Bitri.
Ngjarja ka ndodhur në provincën e Ankonës. Vrasësi i cili ishte arratisur me një makinë të errët u ndalua nga karabinierët e stacionit Falconara pak para orës 21.
Çfarë ndodhi?
I riu shqiptar mbrojti një shokun e tij. Sulmuesi ka vepruar sepse makina përpara tij po shkonte shumë ngadalë pranë një rrethrrotullimi.
Në atë moment ai dyshohet se doli nga një mjet tip ‘Polo’ e bardhë, me sa duket e drejtuar nga një grua, dhe filloi të dhunonte shoferin, një baba që po udhëtonte me gruan dhe fëmijët e tij të vegjël. Në mbrojtje të tij ka ndërhyrë 23-vjeçari, i cili i ka ndarë. Por sulmuesi u kthye duke marrë një shtizë peshkimi nga bagazhi duke e gjuajtur e duke lënë të vdekur shqiptarin.
Pjesa e rrugës në anën e Serbisë që çon në kalimin kufitar në Jarinje është…
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka konfirmuar të mërkurën (12 mars 2026) se vendi i…
Kreu i të ashtuquajturës “Zyra për Kosovën” në qeverinë e Serbisë, Petar Petkovic, ka reaguar…
Kryeministri i Kroacisë, Andrej Plenkoviq, duke komentuar retorikën që po e përsërit presidenti i Serbisë,…
Komanda Qendrore e ushtrisë amerikane (U.S. Central Command) ka dhënë më shumë detaje për sulmet…
Analisti amerikan, Daniel Serwer, ka reaguar pas raportimeve se Richard Grenell është larguar nga detyra…