FOTO&VIDEO

Mbështeti Palestinën, reagon Dua Lipa

Dua Lipa, ashtu si shumë personazhe të tjerë famshëm në mbarë botën, ka mbajtur qëndrimin e saj në lidhje me konfliktin Izrael-Palestinë. Por qëndrimi i arstistes me origjinë shqiptare nuk i ka shpëtuar syrit të prestigjiozes amerikane “New York Times”. Në disa faqe të gazetës ajo akuzohet si antisemite.

Kjo akuzë shkon drejtpërdrejt për këngëtaren dhe modelet e njohura Bella dhe Gigi Hadid si “mega-ndikuese”, të cilat kanë “fyer shtetin hebre” dhe “kanë akuzuar Izraelin për spastrim etnik”.

Për shkak të këtij sulmi, Dua Lipa ka reaguar dhe ka sqaruar dhe një herë tjetër qëndrimet e saj.

“I hedh poshtë të gjitha pretendimet false që u publikuan sot në New York Times. Ky është çmimi që paguan kur mbron të drejtat e njerëzve në Palestinë kundër qeverisë së Izraelit, që veprimet e tyre në Palestinë, i cilësojnë si persekutim dhe diskriminim. E mbaj këtë qëndrim, sepse unë besoj se të gjithë, hebrenj, myslimanë dhe të krishterë, kanë të drejtën për të jetuar në paqe, si qytetarë të barabartë të një shteti që ata zgjedhin”, shkruan Dua Lipa në një postim.

Lipa është në një lidhje dashurie me Anëar Hadid, vëllai i vogël i motrave Hadid. Modelet e njohura kanë shprehur hapur mbështetjen e tyre për Palestinën, atdheun e babait të tyre dhe kanë kritikuar Izraelin gjatë ofensivës kundër Palestinës në Gaza.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • BREAKING NEWS

Djali i Khameneit zgjidhet udhëheqës suprem i Iranit

Irani ka zgjedhur djalin e të ndjerit Ajatollah Ali Khamenei si udhëheqësin e ardhshëm suprem…

9 orë ago
  • KRYESORE

Rriten tensionet në Lindjen e Mesme, vdes një tjetër ushtar amerikan

Konflikti në rritje mes Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Iranit po vazhdon të shkaktojë…

10 orë ago
  • KRYESORE

Çfarë po ndodh pas sulmeve të reja në Teheran? Përdoruesit e mediave sociale të shqetësuar për kimikatet në tym

Interneti është ndërprerë dhe qytetarët e zakonshëm që nuk kanë VPN nuk mund të lidhen…

16 orë ago
  • BOTA

Do uronte gratë e vajzat për 8 Marsin, Putini mbytet dhe kollitet për 30 sekonda! Pastaj kërkon përsëritjen e regjistrimit

Një klip i fjalimit të Presidentit rus Vladimir Putinit u botua ditën e sotme aksidentalisht…

17 orë ago
  • KRYESORE

Banorja nga Teherani: Njerëzit do të preferonin të vdisnin nga bombardimet sesa në burgjet e Republikës Islamike

Një grua nga Teheran ka deklaruar se shumë iranianë janë aq të lodhur nga represioni…

18 orë ago
  • KRYESORE

Izraeli sulmon infrastrukturën e naftës në Teheran dhe në disa zona tjera strategjike, pamje

Forcat ajrore izraelite sulmojnë infrastrukturën iraniane të naftës në Teheran. IDF njoftoi se ndërmori një…

22 orë ago