KRYESORE

Mbështetja e Perëndimit ndaj Ukrainës, Rusia: Tanket luftarake janë pjesëmarrje e drejtpërdrejtë në konflikt

Pas miratimit të Gjermanisë e SHBA për dërgimin e tankeve luftarake 2 në Ukrainë, ka reaguar Moska zyrtare. Sipas zëdhënësit të Kremlinit, furnizimi me armë i Ukrainës shihet si pjesëmarrje e drejtpërdrejtë në konflikt.

Vendimi i vendeve perëndimore për të dërguar tanke të rënda ushtarake në Ukrainë, vlerësohet nga Kremlini zyrtar si “pjesëmarrje e drejtpërdrejtë” në konfliktin me Ukrainën. “Në Moskë ne e shohim këtë si një pjesëmarrje të drejtpërdrejtë në konflikt, është shprehur zëdhënësi i Kremlinit, Dmitri Peskov, një ditë pas njoftimit të Berlinit dhe Uashingtonit zyrtar, se do të dërgohen tanke luftarake në Ukrainë.

“Kryeqytetet në Europë dhe Uashington japin rregullisht deklarata, se furnizimi me llojet e ndryshme të armëve, përfshirë edhe tanket, në asnjë mënyrë nuk është pjesëmarrje në luftime. Ne e shohim këtë tërësisht ndryshe”, tha zëdhënësi i Kremlinit, Dimtri Peskov. “Në Moskë kjo kuptohet si pjesëmarrje e drejtpërdrejtë në konflikt, dhe ne e shohim, se kjo po shtohet.”

Qeveria ruse i vlerëson NATO-n dhe SHBA si palë lufte. “SHBA dhe NATO janë pjesëmarrëse në konfliktin e Ukrainës”, tha Nikolai Patrushev, sekretar i Këshillit Kombëtar të Sigurisë, një institucion me shumë fuqi në Rusi. Sipas Patrushev ata përpiqen të zgjasin këtë konflikt, shkruan agjencia e lajmeve, Tass, një ditë pas miratimit që Gjermania, SHBA dhe vende të tjera europiane kanë bërë për dërgimin e tankeve luftarake. Sipas tij ajo që po ndodh sot në Rusi është pasojë e “një lufte hibride” të perëndimit kundër Rusisë.

Zelensky kërkon hapa të tjerë

Presidenti ukrainas, Voldymyr Zelensky falënderoi kancelarin Scholz për vendimin e Gjermanisë për dërgimin e tankeve Luftarake Leopard si edhe aleatët perëndimorë për mbështetjen e Ukrainës. Pak orë pas premtimit për tanke luftarake ai u lut për nevojën e vendit të tij edhe për raketa me rreze të gjatë veprimi dhe avionë luftarakë. “Sa më shumë mbështetje të marrin heronjtë tanë në front, aq më shpejt do t’i jepet fun agresionit rus”, tha ai në një mesazh me video. Zelensky theksoi, se ka folur edhe me Sekretarin e Pargjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg dhe ka theksuar se është e rëndësishme për Ukrainën “që të dërgohen edhe raketa me rreze të gjatë veprimi.”

Ndërkohë në shumë rajone të Ukrainës ka pasur alarm ajror. Autoritetet rajonale paralajmërojnë popullsinë për sulme të mundshme. koncerni energjitik, DTEK për shkak të rrezikut të sulmeve me raketa ka udhëzuar furnizimin për raste emergjence në Kiev, Odesa, Dnipropetrovsk. Popullsisë i është kërkuar të shkojë në vende të sigurta./DW


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • BOTA

Putin pranon goditjen ekonomike nga sulmet ukrainase, paralajmëron kundërpërgjigje më të ashpër

Presidenti rus, Vladimir Putin, ka pranuar se sulmet e vazhdueshme ukrainase ndaj infrastrukturës strategjike ruse…

4 orë ago
  • KRYESORE

Pakistani: SHBA-ja dhe Irani pranë marrëveshjes historike, finalizimi mund të ndodhë brenda një dite

Kryeministri i Pakistanit, Shehbaz Sharif, ka bërë të ditur se negociatat ndërmjet Shteteve të Bashkuara…

10 orë ago
  • BREAKING NEWS

A do e marrë SHBA uraniumin? Irani shkatërron tunelet ku fshihen materialet bërthamore

Forcat amerikane rrëzuan shumë drone sulmuese iraniane me një drejtim që po shkonin drejt ngushticës…

16 orë ago
  • BOTA

Elon Musk bëhet trilioneri i parë në botë

Elon Musk u bë të premten trilioneri i parë në botë, pasi aksionet në kompaninë…

18 orë ago
  • BOTA

Trump kritikon kurdët në Iran: Ne u dërguam armë, ata i mbajtën për vete – më zhgënjyen

Presidenti amerikan Donald Trump ka deklaruar se, në një skenar përballjeje me Iranin, preferenca e…

1 ditë ago
  • KRYESORE

NATO-ja planifikon zvogëlim të pranisë në Kosovë sepse është përmirësuar situata e sigurisë

Pikërisht në ditën kur para 27 vjetësh NATO kishte hyrë në Kosovë duke nisur misionin…

2 ditë ago