Detaje të reja kanë dalë nga goditja e policëve të dyshuar për korrupsion në pikën kufitare në Morinë. AbcNews ka raportuar se sipas përgjimeve të SPAK rezulton se efektivët e policisë merrnin shuma ta konsiderueshme parash duke favorizuar njerëz që kalonin në kufi duke shkelur ligjin.
Sipas Prokurorisë, punonjësit përfitonin shumë të ndryshme deri në 400 euro. Po ashtu nga përgjimet del se efektivët e policisë kanë përdorur edhe sistemin TIMS, për të verifikuar penalitetin e personave të dyshuar që kalonin në kufi.
Së paku 313 raste janë të dokumentuara nga SPAK për korrupsion me pamje filmike audio e video.
Policët e dyshuar për korrupsion janë Laert Sulo, Ani Hoxholli, EMilton Hasllanaj, Halim Shehu, Arben Kastrati, Arjan Sokoli, Dashnor Braha, Elidjana Toçila, Endrit Uka, Fatri Isiberi, Fatri Braha, Gëzim Duraku, Haqif Halilaj, Kapllan Dogjani, Mimoza Shahinaj (Ismailaj), Muhamet Cengu, Rezarta Lako, Urim Lami (Elezi), Vehbi Nerguti, Vojsava Selmani, Xhuliana Maksutaj, Ylber Hoxha, Bedri Duraku, Avni Tershalla, Arben Goçi, Shpëtim Cenaj, Atli Jashati dhe Sule Onuzi.