FOTO&VIDEO

Apeli i mjekëve shqiptarë në Zvicër për politikanët kosovarë: Luftojeni virusin, mos luani me shëndetin e qytetarëve

Një grup mjekësh e specialistësh të njohur shqiptarë në Zvicër, u kanë bërë thirrje politikanëve kosovarë që të lënë anash përçarjet politike dhe të marrin me seriozitetin më të madh situatën e krijuar nga pandemia Covid-19.

Sipas mjekëve të mbledhur nën ombrellën e Lidhjes së Mjekëve Shqiptarë në Zvicër, vendet evropiane po ballafaqohen me pandeminë më të rrezikshme, e Kosova pos kësaj po përballet edhe me krizën e paprecedentë politike.

“Kur resurset e të gjitha qeverive janë orientuar drejt luftimit të virusit, ngadalësimit të përhapjes së tij, ngritjes së kapaciteteve në fushën e shëndetësisë, Qeveria e Kosovës ka rrëshqitur në një konflikt të thellë mes partnerëve të koalicionit. Kjo është e pafalshme dhe e frikshme, duke pasur parasysh situatën me pandeminë, e cila mund të përkeqësohet edhe në Kosovë. Viktima e parë sot është paralajmërim i seriozitetit të situatës. Sistemi shëndetësor i shumë vendeve të Ballkanit, e sidomos ai i Kosovës, nuk është në gjendje të mirë dhe duhet mobilizim gjithëkombëtar për të shmangur pasojat më të këqija nga virusi. Si mund të garantohet ky mobilizim nëse politikanët harxhojnë energji me përplasje politike?”, thuhet në letrën e mjekëve shqiptarë.

Sipas tyre, ata janë të shqetësuar me situatën, meqë janë të lidhur ngushtë me Kosovën dhe viset tjera shqiptare.

“Ne jemi jashtëzakonisht të shqetësuar dhe neveritur me zhvillimet e fundit politike në Prishtinë dhe sidomos me papërgjegjësinë e politikanëve, të cilët, me sa duket, interesat e tyre i kanë vënë mbi interesat e qytetarëve të thjeshtë. Këtë konflikt të rrezikshëm brenda Qeverisë, qytetarët e Kosovës nuk ia kanë pasur borxh dy partive të koalicionit. Qytetarët më 6 tetor 2019 votuan për ndryshime me shpresë se programi për përparim të vendit do të shkruhet e zbatohet në atmosferë mirëbesimi dhe respekti mes krerëve të koalicionit”, thuhet tutje në letrën e nisur në emër të grupit nga mjeku Prof. Dr. h.c. Omer Xhemali, drejtor i Klinikës së Zemrës në Spitalin Triemli të qytetit të Zurichut.

Mjekët kanë apeluar që beteja e vetme tash për tash, duhet të bëhet ndaj koronavirusit.

“U bëjmë apel të gjithë politikanëve të Kosovës që të përqendrohen në luftën kundër një armiku të vetëm që po godet botën këto ditë: ai armik quhet koronavirus. Garën e pamëshirshme politike liderët kosovarë duhet ta lënë për kohëra më të mira, kur të gjithë do të kemi kohë të marrim frymë thellë pa frikë dhe kur të zhduket rreziku i padukshëm. Luftojeni virusin, mos luani me shëndetin e qytetarëve të Kosovës”, vazhdon tutje letra.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • POLITIKE

Pjesëmarrja në zgjedhjet e djeshme, më e ulëta në pesë ciklet e fundit zgjedhore

Zgjedhjet e parakohshme parlamentare të mbajtura dje në Kosovë kanë regjistruar pjesëmarrjen më të ulët…

3 orë ago
  • KRYESORE

Numërimi i afrohet 100 përqëindëshit: LVV 43,03 %, PDK 21.21 %, LDK 17.68 % dhe AAK 7.10%

Numërimi i afrohet 100 përqëindëshit: LVV 43,03 %, PDK 21.21 %, LDK 17.68 % dhe…

14 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Afro 20 për qind të votave të numëruara, prin VV’ja

Lëvizja Vetëvendosje vazhdon të prijë në rezultatet preliminare të procesuara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve…

17 orë ago
  • KRYESORE

Zgjedhjet në Kosovë – Exit Polli i Albanian Post në T7: VV’ja 43%, PDK 22, LDK 18 dhe AAK 7

Sot në Kosova janë mbajtur zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare. Lidhur me këtë,  është publikuar Exit…

18 orë ago
  • KRYESORE

Narrativa të fabrikuara: Si u deformuan protestat për Zvërnecin

Pamje të nxjerra jashtë kontekstit, imazhe të krijuara me Inteligjencë Artificiale dhe narrativa gjeopolitike u…

1 ditë ago
  • FOTO&VIDEO

Rama ironizon protestuesit në Zvërnec: Mos ua prishni flamingove plazhin me makina dhe kanoçe birre

Kryeministri Edi Rama ka reaguar me ironi në rrjetet sociale pas protestës e cila u…

1 ditë ago