Mbi tri orë pritje në Merdare për të dalë nga Kosova

Edhe sot po vazhdojnë pritjet e bashkëatdhetarëve në pikëkalimin kufitar në Merdare.

Sipas Qendrës Kombëtare për Menaxhimin Kufitar, në Merdare, pritjet për të dalë nga Kosova janë deri në 3 orë e gjysmë, kurse tek Dheu i Bardhë arrijnë nga 20 deri në 30 minuta.

Situatë tjetër shfaqet për hyrjet në Kosovë ku pritjen janë nga 3 deri në 10 minuta.

Mërgimtarët që vijnë t`i kalojnë festat e fundvitit në vendlindje çdo vit përballen me kolona të këtilla në rrugën e kthimit për në vendet evropiane ku punojnë dhe jetojnë, njofton Klan Kosova.