Në selinë PD, u numeruan votat për shkarkimin e kryetarit të këshillit Kombëtar të PD-së Edi Paloka, 5 anëtarëve të kryesisë dhe 4 sekretarëve.
Nga 257 anëtarë të Këshillit Kombëtar që morën pjesë në votim, 251 votuan pro shkarkimit, 4 kundër dhe 2 fletë votimi të pavlefshme.
Numri total i anëtarëve te Këshillit është 479.
U shkarkuan Edi Paloka, Belind Këlliçi, Ivi Kaso, Albana Vokshi, Aldo Bumçi, Gent Strazimiri, Oerd Bylykbashi, Flamur Noka, Ervin Minarolli dhe Ledina Mandia.
Një anëtar kishte votuar me shenjën e $ dhe kjo fletë votimi u quajt e vlefshme. Ndërsa në një tjetër fletë votimi ishin shkruar parrulla.
Nga selia PD thuhet se do të bëhet transparencë e plotë me emrat e anëtarëve të Këshillit Kombëtar që morën pjesë në votim.