SPORT

Më 2017 punonte në ndërtimtari, ndërsa tani ftohet nga Kroacia për në Euro 2024 – historia frymëzuese e sulmuesit kroat

Ëndrrat bëhen realitet nëse punon fort. Këtë e tregon më së miri rruga e 23-vjeçarit Marco Pasalic, i cili mund të jetë në majën e sulmit të Kroacisë në Euro 2024, pasi trajneri Zlatko Daliç e ka bërë pjesë të listës paraprake.

Ajo çka të bën përshtypje nga rrugëtimi i Pasalic, është se në 2017 ai ishte një punëtor i thjeshtë ndërtimi në Karlsruhe, me ëndrrën për t’u bërë një futbollist i madh.

Sulmuesi anësor i Rijekas, i lindur në Karlsruhe të Gjermanisë, ka shkëlqyer këtë sezon në kampionatin kroat dhe tashmë po jeton ëndrrën.

Ai u transferua te Rijeka në verën e vitit 2023 nga ekipi i dytë i Borussia Dortmundit, teksa më parë ka qenë pjesë e Hoffeneihm, Karlstruhes dhe ekipit të dytë të Stuttgart.

 

 

Plasalic ka rrëfyer për mediat kroatehistorinë e jetës së tij. Ai thotë se me mbarimin e shkollës së mesme nuk kishte dëshirë të vijonte universitetin, edhe pse i ati e këshilloi të ndiqte shkollën. Në të tilla kushte, në moshën 17-vjeçare ai u detyrua të punonte në ndërtim.

“Kam filluar në vitin 2017. Babai më regjistroi në fakultet pas gjimnazit, por unë nuk doja ta mbaroja për shkak të futbollit. Më tha që nëse nuk shkoja në shkollë, duhet të shkoja të punoja në ndërtim. Çdo mëngjes në orën 8 mblidheshim unë, vëllai dhe dy punëtorë. Gjëja më e keqe për mua ishte të punoja kur ishte dimër dhe kur jashtë ishte 35 gradë.

Pas gjashtë apo shtatë muajsh, fillova të mësohesha. Në fund, bëhet fjalë për të pasur bukë në shtëpi. Kur nuk e bëra si duhet, më goditën me grusht në hundë. Nuk kam kryqëzuar kurrë rrugët me ndërtimin. Po të isha tani në Gjermani dhe vëllai im të kishte nevojë për ndihmë, do ta ndihmoja”, ka rrëfyer 23-vjeçari.

Ai deri më tani ka zbritur katër herë në fushë me fanellën e Kroacisë, ndërsa debutimin e ka bërë më 18 nëntor në fitoren ndaj Letonisë në kualifikueset për Euro 2024.

“Rreth orës 12 më thirri drejtori i Rijekës Darko Raic-Sudar, më tha se trajneri Daliç po më thërriste në një grumbullim, nuk kuptova asgjë. I thashë të mos bënte shaka dhe ai m’u përgjigj se isha vërtet i ftuar. Nuk mund ta përshkruaj udhëtimin për në Zagreb, u ndjeva në mënyrë të papërshkrueshme. Jeta ime rrotullohej rreth kombëtares së Kroacisë dhe ëndrra ime për t’u ftuar u realizua. U trondita kur pashë Luka Modriç, më dridhej mjekra”, ka përshkruar Pasalic.

FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

Berisha krah Izraelit, thotë se “diktatura e Ajatollahëve” po shkon drejt fundit të merituar

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka dalë publikisht hapur në mbështetje të Izraelit dhe…

21 minuta ago

Trump paralajmëron Teheranin: Nëse Irani sulmon SHBA-në, ne do të përgjigjemi në nivele të papara!

Ndërsa tensionet në Lindjen e Mesme përshkallëzohen pa precedent me shkëmbime goditjesh dhe goditjesh brenda…

26 minuta ago

Irani vret 10 persona në Izrael, Trump dhe IDF kërcënojnë “hakmarrje” të ashpër

Një zjarr shpërtheu në një rafineri nafte pranë kryeqytetit të Iranit, Teheranit këtë të diel…

29 minuta ago

Irani nis sulm të ri me raketa ndaj Izraelit

Irani ka nisur një sulm të ri me raketa balistike ndaj Izraelit. Izraeli u dha…

12 orë ago

“Asnjë hap mbrapa”, Parada e Krenarisë që u mbajt sot në mbrëmje nëpërmjet fotografive

Në kryeqytetin e Kosovës, Prishtinë, është mbajtur Parada e Krenarisë të shtunën pasdite, me moton…

13 orë ago

Izraeli: Fluturojmë lirisht mbi Teheran, kemi shkatërruar sistemin mbrojtës të Iranit

Forcat izraelite po veprojnë lirisht mbi hapësirën ajrore të Teheranit, pasi kanë eliminuar shumë nga…

14 orë ago