Zv.kryeministri Arben Ahmetaj ka reaguar lidhur me akuza e lëshuara ndaj tij së fundmi ku thuhet se vjen në Kuvend me një makinë luksoze “Bentley”.
Makina luksoze kap një shifër prej 270 mijë eurosh, por Ahmetaj i ka hedhur poshtë këto akuza. Me anë të një postimi në rrjetet sociale, Ahmetaj shprehet se makina nuk është “Bentley” por një markë “Hyundai Genesis”. Ndërkohë Ahmetaj deklaron se makina e tij kushton 28 mijë dollar dhe jo 270 mijë euro.
“Kush e gjen dot ndryshimin mes një Hyundai Genesis 28 mijë dollarë dhe një Bentley 270 mijë euro? Ta kuptojnë zemrat e zjarrta që dhe njëherë tjetër shpërndanë një lajm qorr e thuthuq ”shkruan Ahmetaj.
Siç shihet në pamje dy makinat janë tepër të ngjashme për sa i përket logos.
Izraeli vendosi fshehurazi njësi elitare ushtarake dhe të inteligjencës në Azerbajxhan gjatë luftës me Iranin,…
Ish-ambasadori amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier, ka deklaruar se administrata e presidentit Donald Trump ka…
Kryeministri Edi Rama ka deklaruar në një intervistë për Euronews se protestat kundër projektit të…
Gjashtë shtetas shqiptarë të shpallur në kërkim ndërkombëtar janë ekstraduar nga Emiratet e Bashkuara Arabe…
Kryetari i Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviç, të premten është shoqëruar në Policinë e Kosovës,…
Një pamje gjithnjë e më e zakonshme në ujërat e Gjirit të Orikumit është shfaqja…