KRYESORE

“Më burgosën pa të drejtë”, ish-marinsi i arrestuar në Rusi: Mbusheni Guantanamon me zyrtarë rusë

Shtetasi amerikan dhe ish-marinsi, i arrestuar në Rusi, Paul Whelan, duke folur me telefon nga burgu, për prestigjiozen amerikane, CNN, thekson se 2 mijë ditë në një zonë të largët të Rusisë është kohë e humbur, për një krim të cilin ai pretendon se nuk e ka kryer kurrë.

Whelan, i cili është shpallur i ndaluar gabimisht nga Departamenti i Shtetit i SHBA-së, u arrestua në Moskë në dhjetor 2018 dhe u dënua me 16 vjet burg në vitin 2020 për akuzat për spiunazh, por të cilat ai i mohon me forcë. Whelan beson se qeveria amerikane duhet ta marrë seriozisht rastin e tij.

“Duhet të ndërmerren veprime vendimtare”, tha Whelan. “SHBA-ja duhet të bëjë diçka – të mbushë Gjirin e Guantanamos me zyrtarë rusë, të arrestojë spiunët rusë, të bëjë diçka që e bën Kremlinin të ulet para nesh, theksoi ai. Më tej, ish-marinsi shton se, “Njerëzit këtu nuk thonë se do të shkojnë në gjyq. Ata nuk thonë se do të kërkojnë drejtësi. Ata thonë se do të marrin një dënim, do të dënohen. Këtu nuk ka sistem të drejtësisë penale. Nuk ka sistem gjyqësor. Është thjesht një sistem që qeveria ka operuar për shumë vite, duke futur njerëz në burg për të gjitha llojet e akuzave të dyshimta dhe ngjarjeve të dyshimta. Dhe në rastin tim, kjo është 100% e vërtetë, tha ai.

Whelan qëndron në paraburgim në një kamp të largët në Mordovia – rreth tetë orë larg Moskës – ku ai bën punë fizike në një fabrikë veshjesh. “Gjithçka është e pluhurosur, e pistë dhe e keqe, përshkroi ai për CNN. “Ushqimi që na shërbehet është i tmerrshëm. Ne mbështetemi tek blerjet personale për të qëndruar të shëndetshëm. Kujdesi mjekësor është zero. Nuk ka fare kujdes dentar”.

Shtëpia e Bardhë ka ofruar shpesh herë propozime kundrejt Moskës për lirimin e Whelan, por akoma nuk ka një reagim nga Kremlini.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • FOTO&VIDEO

Policia e Kosovë e arrestoi kryetarin serb të Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviç, i cili e dëmtoi me sprej obeliskun “Mitrovica”

Kryetari i Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviç, të premten është shoqëruar në Policinë e Kosovës,…

3 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Shfaqet në Gjirin e Orikumit një nga gjitarët më të rallë në botë

Një pamje gjithnjë e më e zakonshme në ujërat e Gjirit të Orikumit është shfaqja…

8 orë ago
  • BOTA

Vrasja e 18-vjeçarit Henry Nowak, Starmer akuza të forta për Elon Musk pas protestave: Ka nxitur përçarje

Kryeministri britanik Sir Keir Starmer ka akuzuar miliarderin e teknologjisë Elon Musk se po përpiqet…

18 orë ago
  • POLITIKE

Spaho: Vetëm një i leshtë mund të mendojë që kjo protestë nuk është e manipuluar, është komplot kundër vendit

Ish deputeti i PD, Edmond Spaho ka reaguar ashpër për protestën kundër investimit në Zvërnec,…

22 orë ago
  • POLITIKE

“Serbia si Rusia, ata si vendet baltike”, “Jeta e Vuçiç në rrezik”, ai shkon në Mal të zi: Do them gjithçka

Presidenti serb Aleksandar Vuçiç ka konfirmuar se do të marrë pjesë në samitin BE–Ballkani Perëndimor…

22 orë ago
  • KRYESORE

Katy Perry, emri i parë i madh në “Sunny Hillin” e sivjetmë

Katy Perry do të jetë njëra prej këngëtareve kryesore që do të përformojë në Festivalin…

1 ditë ago