Me flamuj dhe veshje tradicionale, është përkujtuar si çdo vit nga zyrtarët helenë në jug të vendit me rastin e 81-vjetorit, “Jo-ja” greke.
Ceremonitë kanë startuar në varrezat e ushtareve grekë në Gryken e Këlcyrës ku është mbajtur një meshë fetare në Manastir dhe më pas janë vendosur kurora me lule në varrezat ku prehën eshtrat e 650 ushtarëve grekë të rënë në luftën italo-greke 1940-1941.
Në Këlcyrë kanë qenë prezentë ambasadorja greke Sofia Filioidhu, konsulli grek i Gjirokastrës Dimitris Saharidis, zv ministri i jashtëm grek Andreas Kasanjotis, si dhe deputetet minoritarë të Kuvendit të Shqipërisë Vangjel Dule kreu i PBDNJ dhe Niko Kuris deputet i PS për Sarandën.
Ceremonitë kanë vijuar në fshatin Bularat në Bashkinë Dropull ku të gjithë personat e mësipërm kanë marrë pjesë në meshën e organizuar në kishën e fshatit.
Çuditërisht aty është parë në krah të nenës së Konstantinos Katsifas ish-kampioni botëror në peshëngritje Pirro Dhima. Pas meshës deputeti i OS Nikos Kuris ka ndezur një qiri në varrin e Katsifas. Me pas në varrezat e ushtarëve grekë në fshatin Bularat janë vendosur kurora me lule nga zyrtaret grekë si dhe nga drejtuesit vendorë shqiptarë.
Gjashtë shtetas shqiptarë të shpallur në kërkim ndërkombëtar janë ekstraduar nga Emiratet e Bashkuara Arabe…
Kryetari i Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviç, të premten është shoqëruar në Policinë e Kosovës,…
Një pamje gjithnjë e më e zakonshme në ujërat e Gjirit të Orikumit është shfaqja…
Kryeministri britanik Sir Keir Starmer ka akuzuar miliarderin e teknologjisë Elon Musk se po përpiqet…
Ish deputeti i PD, Edmond Spaho ka reaguar ashpër për protestën kundër investimit në Zvërnec,…
Presidenti serb Aleksandar Vuçiç ka konfirmuar se do të marrë pjesë në samitin BE–Ballkani Perëndimor…