FOTO&VIDEO

Me kallash në mes të rrugës plaçkitën para e armë, krejt çka ndodhi dje në rrugën Gjilan-Prishtinë

Një automjet i një kompanie të sigurimeve që transportonte para të bankave, është sulmuar me armë zjarri të enjten në rrugën Gjilan-Prishtinë.

Mesditën e së enjtes, në fshatin Parallovë të Gjilanit, katër persona kanë ndaluar një automjet të një kompanie sigurimesh, i cili po transportonte para.

Të dyshuarit kanë shtënë armën AK/47, ndërkaq kanë vjedhur nga automjeti një shumë parash dhe dy armë zjarri, pronë e kompanisë së sigurimit.

Pas kësaj, të dyshuarit janë larguar në drejtim të panjohur. Ata i kanë vënë zjarrin veturës së tyre të llojit Opel Zafira.

Policia në raportin 24 orësh ka bërë të ditur se prej armëve të cilat i kanë grabitur në automjetin e kompanisë së sigurimeve është gjetur 20 metra larg vendit të ngjarjes.

“Fsh. Parallovë, Gjilan, 18.11.2021 – 15:25. Është raportuar se katër persona të pa njohur duke përdorur armë zjarri  të llojit AK/47, kanë grabitur një shumë parash dhe dy armë zjarri, pronë e një kompanie të sigurimit dhe janë larguar në drejtim të panjohur. Të dyshuarit më pas i kanë vënë zjarrin veturës së tyre të llojit Opell Zafira.  Njëra armë  është gjetur 20metra larg vendit të ngjarjes. Nuk raportohet për të lënduar përderisa rasti vazhdon të hetohet në mënyrë intensive nga njësitet relevante të PK-së”, ka bërë të ditur policia.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • KRYESORE

Hovenier: Nëse Kosova s’i përgjigjet ofertës së Trumpit për gazin, SHBA-ja mund të humbasë interesin për të

Ish-ambasadori amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier, ka deklaruar se administrata e presidentit Donald Trump ka…

4 orë ago
  • POLITIKE

Rama: Protestat për Zvërnecin janë “luftë hibride”, po përdoren nga armiqtë e Shqipërisë dhe Izraelit!

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar në një intervistë për Euronews se protestat kundër projektit të…

5 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Gjashtë të kërkuar ndërkombëtarisht ekstradohen nga Dubai drejt Shqipërisë

Gjashtë shtetas shqiptarë të shpallur në kërkim ndërkombëtar janë ekstraduar nga Emiratet e Bashkuara Arabe…

5 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Policia e Kosovë e arrestoi kryetarin serb të Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviç, i cili e dëmtoi me sprej obeliskun “Mitrovica”

Kryetari i Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviç, të premten është shoqëruar në Policinë e Kosovës,…

14 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Shfaqet në Gjirin e Orikumit një nga gjitarët më të rallë në botë

Një pamje gjithnjë e më e zakonshme në ujërat e Gjirit të Orikumit është shfaqja…

18 orë ago
  • BOTA

Vrasja e 18-vjeçarit Henry Nowak, Starmer akuza të forta për Elon Musk pas protestave: Ka nxitur përçarje

Kryeministri britanik Sir Keir Starmer ka akuzuar miliarderin e teknologjisë Elon Musk se po përpiqet…

1 ditë ago