Sot mbyllet pelegrinazhi i 13 të martave, që përkon me emrin e kishës dhe festën e Shna Ndout.
Mijëra besimtarë të besimeve të ndryshme e kaluan natën e shkuar në këtë vend të shenjtë, ndërsa lutjet për një jetë më të mirë shoqërojnë çdo njërin.
Kjo kishë është vendi i shenjtë më i vizituar në Shqipëri, ndërsa pandemia duket se nuk ka frikësuar besimtarët, të cilët nuk u kujdesën shumë për distancimin fizik.