Babai 21-vjeçarit Aldi Rama që vrau oficerin e policisë në Lezhë, ka reaguar sot për herë të parë në një lidhje me emisionin ‘Shqipëria Live’, për ngjarjen e rëndë që i tronditi të gjithë.
Ai tha se u “tmerrua kur mori vesh se djali i tij kishte vrarë një polic”, por sot “i përvëlon shpirti për humbjen e të birit”.
“Dje në mesditë më mori në telefon djali i madh dhe më tha se çfarë kishte ndodhur. Kur më thanë se ka goditur një polic, shpresoja që të shpëtonte. Por u tmerrova kur mësova se një 44-vjeçar u vra, mbetën jetim dy fëmijë. Por sot më përvëloi shpirti që mora vesh që djali im ndërroi jetë”, tha Rufani.
Ai shprehu ngushëllimet për familjen e policit të ndjerë, e me lot në sy shprehet: “Nuk kam çfarë tu them. Çfarë tu them fëmijëve që ngelën jetimë, gruas që mbeti vetëm. Vetëm ngushëllime. Më vjen keq për familjen e Saimirit, por më dhemb edhe shpirti për djalin tim. I kërkoj falje familjes së efektivit që vrau djali im”.
Kryetari i Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviç, të premten është shoqëruar në Policinë e Kosovës,…
Një pamje gjithnjë e më e zakonshme në ujërat e Gjirit të Orikumit është shfaqja…
Kryeministri britanik Sir Keir Starmer ka akuzuar miliarderin e teknologjisë Elon Musk se po përpiqet…
Ish deputeti i PD, Edmond Spaho ka reaguar ashpër për protestën kundër investimit në Zvërnec,…
Presidenti serb Aleksandar Vuçiç ka konfirmuar se do të marrë pjesë në samitin BE–Ballkani Perëndimor…
Katy Perry do të jetë njëra prej këngëtareve kryesore që do të përformojë në Festivalin…