FOTO&VIDEO

Me shishe, karrige e grushte, rrihet keq truproja i Dan Bilzerian në Mykonos

Nikos Aravantinos, truproja personale i “mbretit të Instagram”, Dan Bilzerian , u sulmua egërsisht mbrëmë nga një grup prej 15 turistësh francez-algjerian, në ishullin e famshëm grek, Mykonos.

Incidenti i dhunshëm ndodhi pranë një plazhi të njohur në Mykonos. Truproja u thirr nga njerëzit nga hoteli për të ndërhyrë kur një grup prej 15 francez-algjerianësh që kishin konsumuar sasi të mëdha alkooli filluan të krijonin probleme . Sipas informacionit, mes tyre kishte njerëz që shërbenin si truproja personale të një biznesmeni .

Nikos Aravantinos u përpoq të qetësonte turistët e çmendur. Por ata filluan ta sulmonin, duke i hedhur gjithçka që gjetën para tyre.

Nga shishet me alkool, te gotat dhe objektet e mprehta. Disa e sulmuan nga pas truprojën e Dan Bilzerian, duke e goditur me shkelma dhe grushte në të gjithë trupin. Për shkak të ashpërsisë së goditjeve, truproja ra në tokë i mbuluar me gjak dhe i ra të fikët .

Njerëzit në hotel njoftuan policinë dhe Qendrën Shëndetësore. Dy nga 15 Francez-Algjerianët u arrestuan ndërsa të tjerët kërkohen. Një ambulancë transportoi truprojen në Qendrën Shëndetësore. Ai u dërgua më pas me urgjencë me helikopter në Athinë.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • KRYESORE

Hovenier: Nëse Kosova s’i përgjigjet ofertës së Trumpit për gazin, SHBA-ja mund të humbasë interesin për të

Ish-ambasadori amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier, ka deklaruar se administrata e presidentit Donald Trump ka…

1 orë ago
  • POLITIKE

Rama: Protestat për Zvërnecin janë “luftë hibride”, po përdoren nga armiqtë e Shqipërisë dhe Izraelit!

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar në një intervistë për Euronews se protestat kundër projektit të…

2 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Gjashtë të kërkuar ndërkombëtarisht ekstradohen nga Dubai drejt Shqipërisë

Gjashtë shtetas shqiptarë të shpallur në kërkim ndërkombëtar janë ekstraduar nga Emiratet e Bashkuara Arabe…

2 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Policia e Kosovë e arrestoi kryetarin serb të Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviç, i cili e dëmtoi me sprej obeliskun “Mitrovica”

Kryetari i Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviç, të premten është shoqëruar në Policinë e Kosovës,…

11 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Shfaqet në Gjirin e Orikumit një nga gjitarët më të rallë në botë

Një pamje gjithnjë e më e zakonshme në ujërat e Gjirit të Orikumit është shfaqja…

16 orë ago
  • BOTA

Vrasja e 18-vjeçarit Henry Nowak, Starmer akuza të forta për Elon Musk pas protestave: Ka nxitur përçarje

Kryeministri britanik Sir Keir Starmer ka akuzuar miliarderin e teknologjisë Elon Musk se po përpiqet…

1 ditë ago