Më shumë se 30 persona raportohet të jenë nxjerrë në breg pas një përplasjeje midis një cisterne nafte dhe një anijeje mallrash të hënën në Detin e Veriut.
Martyn Boyers, shefi ekzekutiv i Portit të Grimsby East, ka thënë se 13 viktima janë sjellë përmes anijes Windcat 33, dhe disa të tjerë përmes një varke. Gjendja e personave të sjellë në breg nuk dihet ende.
Përplasja e cila ka ndodhur në brigjet e Anglisë lindore ka nxitur një operacion të madh shpëtimi, kanë njoftuar shërbimet e urgjencës.
Agjencia Detare dhe Bregdetare e Britanisë ka thënë se disa varka dhe një helikopter shpëtimi i rojes bregdetare u dërguan në vendngjarje në Detin e Veriut, së bashku me një aeroplan të rojes bregdetare dhe anije aty pranë me aftësi zjarrfikëse.
Agjencia e varkës së shpëtimit RNLI ka thënë se kishte raporte se një numër njerëzish kishin braktisur anijet pas përplasjes dhe se kishte zjarre në të dy anijet.
Kryetari i Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviç, të premten është shoqëruar në Policinë e Kosovës,…
Një pamje gjithnjë e më e zakonshme në ujërat e Gjirit të Orikumit është shfaqja…
Kryeministri britanik Sir Keir Starmer ka akuzuar miliarderin e teknologjisë Elon Musk se po përpiqet…
Ish deputeti i PD, Edmond Spaho ka reaguar ashpër për protestën kundër investimit në Zvërnec,…
Presidenti serb Aleksandar Vuçiç ka konfirmuar se do të marrë pjesë në samitin BE–Ballkani Perëndimor…
Katy Perry do të jetë njëra prej këngëtareve kryesore që do të përformojë në Festivalin…