Veteranët e luftës protestuan në Prishtinë ndaj fyerjeve që po u bëhen ish-anëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Nën moton “Me ty çlirimtar” dhe me imazhe të ish-presidentit Hashim Thaçi dhe ish-kryeparlamentarit Kadri Veseli, qindra persona u mblodhën në sheshin Skënderbeu.
Ata kërkuan përkrahje të ish-anëtarëve të UÇK-së që gjenden padrejtësisht në paraburgim në pritje të gjykimit nga Gjykata Speciale në Hagë.
Kryetari i Organizatës së Veteranëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Faton Klinaku, tha se kjo protestë u organizua për ata që nuk ia dinë vlerën lirisë. Sipas tij ndër ata që nuk ia dinë vlerën, janë dhe ministra të qeverisë kurti. Ndërsa pjesëmarrësit kërkuan lirimin e ish-krerëve të UÇK-së në Hagë pasi procesin e konsideruan të padrejtë.
Gjashtë shtetas shqiptarë të shpallur në kërkim ndërkombëtar janë ekstraduar nga Emiratet e Bashkuara Arabe…
Kryetari i Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviç, të premten është shoqëruar në Policinë e Kosovës,…
Një pamje gjithnjë e më e zakonshme në ujërat e Gjirit të Orikumit është shfaqja…
Kryeministri britanik Sir Keir Starmer ka akuzuar miliarderin e teknologjisë Elon Musk se po përpiqet…
Ish deputeti i PD, Edmond Spaho ka reaguar ashpër për protestën kundër investimit në Zvërnec,…
Presidenti serb Aleksandar Vuçiç ka konfirmuar se do të marrë pjesë në samitin BE–Ballkani Perëndimor…