KRYESORE

Media serbe: Greqia mund të njoh pavarësinë e Kosovës

5 vende të BE-së, Greqia, Spanja, Qipro, Sllovakia dhe Rumania, nuk kanë njohur ende pavarësinë e Kosovës, por duket se qëndrimi i njërit prej këtyre vendeve do të ndryshojë. Media serbe ‘Danas’ thotë se Greqia është afër njohjes së pavarësisë së Kosovës.

“Greqia është më e afërta me këtë sepse aktualisht po e trajton Kosovën në çdo gjë si shtet të pavarur dhe është vetëm çështje kohe se kur do ta bëjë këtë zyrtarisht. Deri më tani, Greqia nuk e ka njohur Kosovën për shkak të interesave të atij vendi dhe dinamikës rajonale të marrëdhënieve, por problemi kryesor ballkanik që kishte Greqia, mosmarrëveshja me Maqedoninë e Veriut , është zgjidhur. Ata nuk kanë asnjë pengesë tjetër për çështjen e pavarësisë përveç Qipros”, thonë burimet për mediat serbe.

Gjermania dhe Franca kanë një plan me 13 pika për dialogun ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës dhe normalizimin përfundimtar të marrëdhënieve në bazë të njohjes reciproke parasheh që të gjitha pesë vendet e mbetura të BE-së ta njohin pavarësinë e Kosovës.

Plani parashikon një kornizë të re për dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, e cila do të kërkonte që të dyja palët të arrijnë një marrëveshje përfundimtare formale për njohjen brenda 10 viteve të ardhshme, të cilat do të jenë parakusht për anëtarësimin e të dy vendeve në BE.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • KRYESORE

Numërimi i afrohet 100 përqëindëshit: LVV 43,03 %, PDK 21.21 %, LDK 17.68 % dhe AAK 7.10%

Numërimi i afrohet 100 përqëindëshit: LVV 43,03 %, PDK 21.21 %, LDK 17.68 % dhe…

36 minuta ago
  • FOTO&VIDEO

Afro 20 për qind të votave të numëruara, prin VV’ja

Lëvizja Vetëvendosje vazhdon të prijë në rezultatet preliminare të procesuara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve…

3 orë ago
  • KRYESORE

Zgjedhjet në Kosovë – Exit Polli i Albanian Post në T7: VV’ja 43%, PDK 22, LDK 18 dhe AAK 7

Sot në Kosova janë mbajtur zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare. Lidhur me këtë,  është publikuar Exit…

4 orë ago
  • KRYESORE

Narrativa të fabrikuara: Si u deformuan protestat për Zvërnecin

Pamje të nxjerra jashtë kontekstit, imazhe të krijuara me Inteligjencë Artificiale dhe narrativa gjeopolitike u…

11 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Rama ironizon protestuesit në Zvërnec: Mos ua prishni flamingove plazhin me makina dhe kanoçe birre

Kryeministri Edi Rama ka reaguar me ironi në rrjetet sociale pas protestës e cila u…

14 orë ago
  • POLITIKE

Pas Greqisë, tani edhe Turqia kundër Shqipërisë

Sipas gazetarit dhe analistit turk İbrahim Karagül, zhvillimet e fundit rreth Ishullit të Sazanit nuk…

24 orë ago