FILE - In this March 3, 2002 file photo, a KLA-Kosovo Liberation Army honor guard stands besides the coffins of, from right, Ylli Bytyqi, Agron Bytyqi and Mehmet Bytyqi, during a wake held in the Bronx borough of New York City. A brother of the slain Bytyqi brothers accused Serbia's leaders on Tuesday, Nov. 1, 2016, of protecting the killers and refusing to bring them to justice despite repeated pledges to U.S. officials to do so. (AP Photo/Shawn Baldwin, File)
Sipas medieve të Beogradit, është gjetur informacion i ri rreth vrasjes së vëllezërve Bytyçi, çështje kjo e cila është një nga pengesat kryesore në marrëdhëniet Washington-Beograd.
Kandidati i për ambasador të Shteteve të Bashkuara në Amerikë në Serbi, Christopher Hill, në Senatin Amerikan ka thënë se qysh në ditën e parë të punës në Beograd do të kërkojë “të gjithë ata të përfshirë në këtë krim të sillen para drejtësisë, pavarësisht rangut ose pozitës”.
Ditën e hënë, portali serb “Kurir” ka thënë se kanë marrë informacione të reja që shpalosin se çfarë kanë mënjanuar edhe pala serbe gjatë këtyre viteve, që kjo çështje ende nuk është zgjidhur.
Burimi i këtij portali thotë se prokurori i atëhershëm për krime lufte, Vlladimir Vukçeviç, zëdhëni i Zyrës së Prokurorisë për Krime Lufte, si dhe “autoritete amerikane” që kanë trajtuar këtë çështje kanë lëshuar një nga dëshmitarët kyç të rastit.
“Dëshmitari, një burrë nga Serbia i cili pretendon të dijë faktetet relevante, ka pranuar të dëshmojë në këmbim të mbrojtjes së vetes dhe familjes së tij. Vukçeviç është duke dorëzuar një kopje të pautorizuar të zëdhënësit të ambasadës së ShBA-së, Steven Repa, dhe familjes së vëllezërve Bytyçi”, shkruan Kurir.
“Prokurori Vukçeviç dhe Vekariç kanë shkuar në media për t’u mburrur se si e kanë zgjidhur çështjen, por në fakt ata e kanë helmuar krejtësisht dhe kështu kanë humbur një dëshmitar të fshehtë”, thotë Kurir se i ka thënë burimi i tyre.
Ky medium shkruan se një gabim i madh është bërë në vitin 2006, kur prokurori nuk pranoi t’ia dorëzonte prokurorit publik të qarkut të vetmen lëndë që ishte formuar në lidhje me këtë vrasje.
Aktakuza ka ekzistuar për Sreten Popoviçin dhe Millosh Stojanoviçin, por ata janë shpallur të pafajshëm në vitin 2009 për krime lufte kundër pengjeve të luftës, sepse “nuk është vërtetuar se vëllezërit Bytyçi kanë pasur statusin e të burgosurve të luftës”.
“Lind pyetja se përse prokurori ka bërë një gabim të tillë. Sepse në gusht të vitit 2006, zëvendësprokurori i asaj kohe deklaroi se rasti duhet t’i lihet prokurorit publik të qarkut dhe të ngrihet aktakuzë për ndihmë në vrasje të shumta. Megjithatë, Vukçeviq refuzon”, thotë ky burim për Kurir.
Yll, Agron dhe Mehmet Bytyçi u vranë në vitin 1999. Trupat e tyre, me duar të lidhura, plagë plumbash në kokë dhe me shenja torture, u gjetën në një varr masiv në Petrovo Selo në Serbinë lindore.
Forcat ajrore izraelite sulmojnë infrastrukturën iraniane të naftës në Teheran. IDF njoftoi se ndërmori një…
Një sistem mbrojtës ajror u aktivizua pranë Ambasadës Amerikane në Bagdad të shtunën në mbrëmje,…
Mal Berisha, ish-ambasador e diplomat, ka treguar një rrëfim interesant nga takimet e tij në…
Fushata zgjedhore në qytetin e Cyrihut po tregon anën e saj të shëmtuar pak para…
Shpërthime të forta janë raportuar në Dubai në Emiratet e Bashkuara Arabe dhe në kryeqytetin…
Irani ka përjetuar një tjetër natë ferri. Shpërthime të fuqishme kanë ndodhur një nga aeroportet…