Mediat kroate pretendojnë se në përleshjen fizike që ndodhi pasditen e djeshme në Gelsenkirchen, midis tifozëve serbë dhe atyre anglezë, por ku u ndodhën edhe dhjetëra shqiptarë të cilët reaguan pas djegies së flamurit kuqezi, ka qenë i përfshirë edhe djali i madh i Presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiç.
Në rrjetet sociale po qarkullon një video që tregon se Danilo Vuçiç, ka dashur të marrë pjesë në përleshje, por është mbajtur nga krahu nga disa bodigardë që e shoqëronin.
Sipas mediave kroate forcat e shumta të sigurisë që e shoqëronin Danilo Vuçiç dhe nuk ju ndan për asnjë moment ishin anëtarë të njësisë speciale “Cobra”.
Sa i përket sherrit midis dy tifozerive, e përditshmja gjermane Bild ka publikuar foto ku shihet teksa përleshen në tarracën e një restoranti, kryesisht me karrige, para ndërhyrjes së policisë.
Albania and Serbia fans fight in Gelsenkirchen #euro2024 https://t.co/Ezt8LUmswl
— Euro 2024 (@TotalFootbol) June 16, 2024