POLITIKE

Mediat serbe i bëjnë jehonë protestës së mbrëmshme të qytetarëve me “Marshin e UÇK-së” kundër këshilltarit të Kurtit

Kaos ka mbretëruar mbrëmë në Prishtinë dhe qytete tjera, kur në orën 21.00 mijëra qytetarë duke mos duruar deklaratën e këshilltarit të Kurtit lidhur me vrasjet që ka kryer UÇK kanë lëshuar zëshëm “Marshin e UÇK-së”, e gjithë është organizuar përmes rrjeteve sociale , shkruan “Alo”.

Portali serb “Alo” duke i bërë jehonë këtij organizimi shkruan se “mijëra qytetarë nga Prishtina pikërisht në ora 21.00 me zëra të “Marshit të UÇK-së” kanë protestuar nga dritaret e ballkonet kundër tashmë ish-këshilltarit të kryeministrit Shkëlzen Gashi, që ka deklaruar se anëtarët e UPK-së kanë kryer krime” , duke cituar edhe mediat nga Kosova për këtë lajm.

Mësohet se protesta përmes rrjeteve sociale është ftuar nga organizata rinore e PDK-së dhe është mbështetur nga dhjetëra mijëra qytetarë të Kosovës, shkruan “Alo”.

Këto deklarata të Shkëlzen Gashit kanë nxitur reagimin e ashpër të shumë qytetarëve dhe subjekteve politike, përveç aktivistëve të shumtë dhe zyrtarëve të Vetëvendosjes, që janë rreshtuar në mbrojtjen e Gashit.

As Albin Kurti nuk është distancuar nga këto deklarata, shkruan “Alo” por pas presionit të madh të qytetarëve ai ka shkarkuar këshilltarin Gashi.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • BOTA

Irani pezullon operacionet ushtarake kundër Izraelit

Irani ka njoftuar se ka pezulluar operacionet ushtarake kundër Izraelit, por ka paralajmëruar se do…

6 orë ago
  • POLITIKE

Pjesëmarrja në zgjedhjet e djeshme, më e ulëta në pesë ciklet e fundit zgjedhore

Zgjedhjet e parakohshme parlamentare të mbajtura dje në Kosovë kanë regjistruar pjesëmarrjen më të ulët…

11 orë ago
  • KRYESORE

Numërimi i afrohet 100 përqëindëshit: LVV 43,03 %, PDK 21.21 %, LDK 17.68 % dhe AAK 7.10%

Numërimi i afrohet 100 përqëindëshit: LVV 43,03 %, PDK 21.21 %, LDK 17.68 % dhe…

22 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Afro 20 për qind të votave të numëruara, prin VV’ja

Lëvizja Vetëvendosje vazhdon të prijë në rezultatet preliminare të procesuara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve…

1 ditë ago
  • KRYESORE

Zgjedhjet në Kosovë – Exit Polli i Albanian Post në T7: VV’ja 43%, PDK 22, LDK 18 dhe AAK 7

Sot në Kosova janë mbajtur zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare. Lidhur me këtë,  është publikuar Exit…

1 ditë ago
  • KRYESORE

Narrativa të fabrikuara: Si u deformuan protestat për Zvërnecin

Pamje të nxjerra jashtë kontekstit, imazhe të krijuara me Inteligjencë Artificiale dhe narrativa gjeopolitike u…

1 ditë ago