POLITIKE

Mediat serbe në panik: BE i japin ultimatum Serbisë që të pranoj Kosovën

Disa media serbe kanë ballina se Bashkimi Europian do t’i dorëzoj Serbisë të enjten Marko Djuric një propozim marrëveshje gjithëpërfshirëse për Kosovën ku i kërkohet shtetit serb të njohë pavarësinë e Kosovës dhe t’i mundësoj anëtarësimin në OKB, transmeton Gazeta Metro.

Mediat serbe Kurir dhe Novosti pretendojnë se sipas tyre, burime të besueshme diplomatike, drejtorit të ashtuquajturës ‘Zyre për Kosovë e Metohi’ të qeverisë së Serbisë do t’i dorëzohet propozimi i marrëveshjes gjithëpërfshirëse që nënkupton de facto pranimin e shtetit siç e quajnë këto media serbe, të rrejshëm.

Delegacionit të Beogradit që udhëton në bisedime me Miroslav Lajcakun dhe përfaqësuesit e qeverisë së Kosovës në Bruksel do t’i dorëzohet ai propozim sipas burimeve të mirinformuar diplomatike, sipas Novosti.

Bashkëbiseduesit e në këto qarqe diplomatike në Bruksel pretendojnë se përmes Përfaqësuesit Special për Ballkanin Perëndimor do të dorëzoj propozimin konfidencial, me kërkesë që i njëjti t’i përcillet Presidentit të Serbisë, Aleksandar Vucic.

“Ky propozim BE’ja e ka përpiluar pa negociata me asnjërën palë dhe po keqpërdorë praninë e tyre në dialogun teknik. Në tekst i kërkohet po ashtu që Serbia të pranoj edhe anëtarësimin e Kosovës në OKB dhe organizata ndërkombëtare të tjera” pretendon të ketë thënë burimi medias serbe.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • KRYESORE

Përshkallëzohet tensioni në Gjirin Persik, Irani sulmon bazat amerikane me raketa balistike

Irani ka lëshuar raketa balistike drejt bazave ushtarake amerikane në Kuvajt dhe Bahrejn, pasi Shtetet…

3 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Propaganda pro-iraniane në protestat për Zvërnecin? Video “Lego” me AI paraqesin Shqipërinë si pjesë të rezistencës kundër Izraelit

Në rrjetet sociale kanë nisur të qarkullojnë video të prodhuara me inteligjencë artificiale, në stilin…

3 orë ago
  • KRYESORE

Izraeli dërgoi trupa në Azerbajxhan gjatë luftës me Iranin si pjesë e një rrjeti sekret në të gjithë rajonin

Izraeli vendosi fshehurazi njësi elitare ushtarake dhe të inteligjencës në Azerbajxhan gjatë luftës me Iranin,…

7 orë ago
  • KRYESORE

Hovenier: Nëse Kosova s’i përgjigjet ofertës së Trumpit për gazin, SHBA-ja mund të humbasë interesin për të

Ish-ambasadori amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier, ka deklaruar se administrata e presidentit Donald Trump ka…

17 orë ago
  • POLITIKE

Rama: Protestat për Zvërnecin janë “luftë hibride”, po përdoren nga armiqtë e Shqipërisë dhe Izraelit!

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar në një intervistë për Euronews se protestat kundër projektit të…

18 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Gjashtë të kërkuar ndërkombëtarisht ekstradohen nga Dubai drejt Shqipërisë

Gjashtë shtetas shqiptarë të shpallur në kërkim ndërkombëtar janë ekstraduar nga Emiratet e Bashkuara Arabe…

18 orë ago