Janë prezantuar masat e reja të Qeverisë së Kosovës në luftën ndaj Covid-19. Gastronomët do ta kenë mundësinë të punojnë me orar më të zgjatur në qytetet të cilat nuk ka kufizim të lëvizjes.
Orari i ri ua mundëson të punojnë deri në orën 22:30, ndërsa pas këtij orari, në qytetet në të cilat nuk ka kufizim të lëvizjes, gastronomët mund të shërbejnë vetëm në hapësira të hapura më largësi së paku 2 metra mes tavolinave. Po ashtu, lejohen shërbimet merre me vete.
Këto janë vendimet e reja të Qeverisë sa i përket gastronomisë:
Të gjitha subjektet që ofrojnë shërbime të gastronomisë (restorantet, kafiteritë, klubet e natës etj.);
18.1. U ndalohet funksionimi nga ora 22:30 deri në 05:00 në gjithë territorin e Republikës së Kosovës;
18.2. Jashtë këtij orari mund të punojnë vetëm në hapësira të hapura duke respektuar largësinë prej 2 metrash ndërmjet tavolinave, si dhe shërbimet take-away (merre me vete), gjithnjë në përputhje me udhëzimet e përcaktuara në Manualin për mbrojtjen nga përhapja e COVID-19.
Irani ka lëshuar raketa balistike drejt bazave ushtarake amerikane në Kuvajt dhe Bahrejn, pasi Shtetet…
Në rrjetet sociale kanë nisur të qarkullojnë video të prodhuara me inteligjencë artificiale, në stilin…
Izraeli vendosi fshehurazi njësi elitare ushtarake dhe të inteligjencës në Azerbajxhan gjatë luftës me Iranin,…
Ish-ambasadori amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier, ka deklaruar se administrata e presidentit Donald Trump ka…
Kryeministri Edi Rama ka deklaruar në një intervistë për Euronews se protestat kundër projektit të…
Gjashtë shtetas shqiptarë të shpallur në kërkim ndërkombëtar janë ekstraduar nga Emiratet e Bashkuara Arabe…