POLITIKE

Mediat serbe sulmojnë ashpër Vuçiqin: Fajtor kryesor për tensionet në veri të Kosovës

Mediat serbe janë hedhur në sulm ndaj Aleksandër Vuçiç. Në veri të Kosovës tensionet janë rritur ndjeshëm dhe frika e konfliktit të armatosur është shtuar. Por sipas mediave serbe, si Kurti ashtu dhe Vuçiç po shfrytëzojnë situatën për të bllokuar dialogun.

Por sipas “Nova.rs”, faktor kryesor mbetet Vuçiç. Sipas saj, bojkotimi i zgjedhjeve në veri nga Lista Serbe ka bërë që të krijohet kjo situatë.

“Vuçiç përjetoi një tjetër dështim nga i cili dëmin më të madh e pësojnë banorët e katër komunave në veri të Kosovës. Fillimisht i inkurajoi serbët që të largohen nga të gjitha institucionet e Kosovës, pastaj të bojkotojnë zgjedhjet, për pasojë nuk ka më kryetarë serbë dhe në fund për shkak të kundërmitingut boshatisi veriun e Kosovës dhe tani jemi në prag të konfliktit”, shkruan media serbe.

Sipas saj, tensionet mes serbëve dhe shqiptarëve në Kosovë kanë qenë intensive vitin e fundit, me zbutje të herëpashershme gjatë negociatave mes dy palëve në Bruksel.

“Është një klishe e vjetër që duhen dy për ta luftuar, ashtu si tangoja, por këtë herë është e vërtetë e pashmangshme. Kurti nga njëra anë nuk dëshiron t’i qetësojë marrëdhëniet, ndërsa nga ana tjetër Vuçiç i ka bërë keq komunitetit serb me kundër tubimin e tij”, shkruan media serbe.

Sipas saj, Vuçiç i mori militantët e tij në veri të Kosovës dhe i dërgoi në tubimin që mbajti të premten, duke i lënë hapësirë Kurtit që të dërgojë emrat e zgjedhur në votime.

Ndërkohë, ish-ministri për Kosovën dhe Metohinë, Goran Bogdanoviç, thotë për Nova.rs se fajtori kryesor për situatën aktuale në Kosovë është pa mëdyshje Lista Srpska.

“Natyrisht që qeveria në Beograd është përgjegjëse për situatën aktuale, por përgjegjësinë më të madhe e kanë përfaqësuesit e Listës Serbe. Ata janë ata që përfaqësojnë popullin serb këtu, ose kështu thonë ata. Dhe se si e përfaqësojnë popullin tonë shihet më së miri në 10 vitet e fundit dhe me të gjitha lëvizjet që kanë bërë në dëm të qytetarëve. Inkursioni i fundit i njësive speciale të policisë së Kosovës në vetëqeverisjet lokale në veri të Kosovës është dëshmi se nuk ka paramendim dhe përgjegjësi për lëvizjet”, tha Bogdanoviç për Nova.rs.

Sipas medias serbe, nga një distancë e caktuar, vërehet se vendimi për bojkotimin e zgjedhjeve lokale në veri të Kosovës pashmangshëm bëri që shqiptarët të jenë kryetarë të katër komunave me shumicë serbe.

“Rezultati logjik ishte se serbët humbën ndaj atyre pak shqiptarëve për shkak se morën pjesë në zgjedhje, gjë që krijoi rrugë të lirë. Ajo që ishte e vështirë ishte qëndrimi i serbëve se nuk do të lejonin që shqiptarët të hyjnë në institucionet serbe, ku valonte flamuri serb. Albin Kurti ka shfrytëzuar situatën e tensionuar, ndonëse një krizë e re në veri mund të parandalohej”, shkruajnë mediat serbe.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • BOTA

Irani pezullon operacionet ushtarake kundër Izraelit

Irani ka njoftuar se ka pezulluar operacionet ushtarake kundër Izraelit, por ka paralajmëruar se do…

1 orë ago
  • POLITIKE

Pjesëmarrja në zgjedhjet e djeshme, më e ulëta në pesë ciklet e fundit zgjedhore

Zgjedhjet e parakohshme parlamentare të mbajtura dje në Kosovë kanë regjistruar pjesëmarrjen më të ulët…

6 orë ago
  • KRYESORE

Numërimi i afrohet 100 përqëindëshit: LVV 43,03 %, PDK 21.21 %, LDK 17.68 % dhe AAK 7.10%

Numërimi i afrohet 100 përqëindëshit: LVV 43,03 %, PDK 21.21 %, LDK 17.68 % dhe…

17 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Afro 20 për qind të votave të numëruara, prin VV’ja

Lëvizja Vetëvendosje vazhdon të prijë në rezultatet preliminare të procesuara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve…

20 orë ago
  • KRYESORE

Zgjedhjet në Kosovë – Exit Polli i Albanian Post në T7: VV’ja 43%, PDK 22, LDK 18 dhe AAK 7

Sot në Kosova janë mbajtur zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare. Lidhur me këtë,  është publikuar Exit…

21 orë ago
  • KRYESORE

Narrativa të fabrikuara: Si u deformuan protestat për Zvërnecin

Pamje të nxjerra jashtë kontekstit, imazhe të krijuara me Inteligjencë Artificiale dhe narrativa gjeopolitike u…

1 ditë ago