KRYESORE

Mediet serbe zbulojnë se çka përmban Ahtisari plus-plus, kjo u takon serbëve, e kjo shqiptarëve

Periudhë e vështirë është para neve, ka paralajmëruar presidenti i Serbisë Vuçiq, duke shtuar se Serbisë do të i ofrohet ultimatum rreth çështjes së Kosovës, shkruan “Kurir”.

Sipas tij vendin e pret një periudhë turbulente sepse plani Ahtisari plus-plus që do ofrohet dhe serohet deri në fund të vitit, nuk mund të pranohet, ndërsa refuzimi tërheq prapa vetës pasoja serioze siç është hyrja në konflikt me fuqitë e mëdha dhe izolim të vendit

Me këtë plan si ka thënë Vuçiq na ofrohet të pranojmë Kosovën si zëvendësim me garancinë për hyrje në BE dhe autonomi më të madhe për serbët. “Besoj se deri në fund të vitit do marrim diçka që vështirë mund të refuzohet por edhe të pranohet” tha Vuçiq.

Ky plan ka qenë opsion edhe më herët dhe parashikon autonomi të gjerë për serbët në veri të Kosovës, më shumë se plani i mëhershëm. Veriu do kishte status regjional autonom në kuadër të “shtetit të Kosovës, ku të ardhurat edhe tatimet e doganat nga veriu iu jepen komunave në veri.

Sipas analistëve, plani Ahtisari plus-plus ofron më shumë të drejta serbëve në kuadër të Kosovës së pavarur.

Dragomir Angjelkovip analist politik thotë se Serbia vazhdimisht është në disa presione, por beson se VUçiq do mbroj interesat serbe dhe mos të hyj në konflikt me fuqitë e mëdha. “Plani i ri nënkupton autonomi më të madhe të serbëve brenda Kosovës se plani i Ahtisarit. Por për ne është e papranueshme autonomia më e gjer brenda Kosovës së pavarur, që është garanci e hyrjes në BE dhe nuk mund të merret si punë e kryer- thotë Angjelkoviç.

Vuçiq me 2 edhe 3 mars do të qëndroj në Uashington, ndërsa disa ditë më pas në Berlin ku do takohet me Merkel, ku besohet se mund trajtohet kjo temë

“Administrata e Trampit para zgjedhjeve presidenciale do kërkoj një rezultat në sferën gjeo-politike, ndërsa Kosova mund të jetë ai poligon. Kështu që takimi në Uashington mund të jetë paralajmërimi i këtij plani, ku Vuçiq do prezantoj qëndrimin për kompromis por jo për kapitullim” thotë Angjelkoviç.

Gazetari Jaksha Shçekiç mendon se Serbia është në situatë të rëndë dhe Vuçiq do i lidhen duart. “Kosova pa serb nuk është çështje racionale. Nëse bëhet referendum nuk do kaloj, që do sjell te ajo që Evropa e ShBA të na shtyjnë në rrugë pa krye”, mendon Shçekiç.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • FOTO&VIDEO

Shfaqet në Gjirin e Orikumit një nga gjitarët më të rallë në botë

Një pamje gjithnjë e më e zakonshme në ujërat e Gjirit të Orikumit është shfaqja…

3 orë ago
  • BOTA

Vrasja e 18-vjeçarit Henry Nowak, Starmer akuza të forta për Elon Musk pas protestave: Ka nxitur përçarje

Kryeministri britanik Sir Keir Starmer ka akuzuar miliarderin e teknologjisë Elon Musk se po përpiqet…

13 orë ago
  • POLITIKE

Spaho: Vetëm një i leshtë mund të mendojë që kjo protestë nuk është e manipuluar, është komplot kundër vendit

Ish deputeti i PD, Edmond Spaho ka reaguar ashpër për protestën kundër investimit në Zvërnec,…

17 orë ago
  • POLITIKE

“Serbia si Rusia, ata si vendet baltike”, “Jeta e Vuçiç në rrezik”, ai shkon në Mal të zi: Do them gjithçka

Presidenti serb Aleksandar Vuçiç ka konfirmuar se do të marrë pjesë në samitin BE–Ballkani Perëndimor…

17 orë ago
  • KRYESORE

Katy Perry, emri i parë i madh në “Sunny Hillin” e sivjetmë

Katy Perry do të jetë njëra prej këngëtareve kryesore që do të përformojë në Festivalin…

21 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Vrau efektivin e “Shqiponjave”, autori me të shkuar kriminale, një vit më parë tërhoqi zvarrë me kalë një person

Një efektiv i Policisë së Shtetit u vra dhe një tjetër u plagos gjatë një…

1 ditë ago