Qeveria e Spanjës e udhëhequr nga Pedro Sanchez në muajin që shkoi u ofrua të jetë një nga vendet që mirëpret refugjatët afganë, por tani po synon që të ndryshojë kahun e kësaj rrjedhe me shtetet tjera.
Sipas mediumit spanjoll “OkDario”, ekzekutivi spanjoll është duke punuar në një plan që bashkë me Bashkimin Europian të hapin një kamp të madh refugjates në Kosovë.
Burimet diplomatike të këtij mediumi kanë konfirmuar se këto plane janë duke u diskutuar në tryezën e Moncloa (Zyra e Kryeministrit) dhe tashmë janë duke u avancuar.
Është në pyetje ngritja e një qendre të madhe të pritjes për refugjatët afganë e ngjashme me atë që kishte organizuar Qeveria Sanchez në bazën ajrore Torrejón de Ardoz gushtin që shkoi.
Dhe në këtë rast, vendi për të cilin tashmë kanë filluar bisedimet Brukseli me Spanjën është Kosova, të cilën Spanja s’e njeh si shtet.
Ky medium thotë se Kosova ende s’e ka marrë këtë propozim, por se do të mirëpriste këtë meqë në marrëveshje mund të përfshihet edhe “njohja e ardhshme nga Spanja”.
Po ashtu, në raport thuhet se Kosova tashmë ka pranuar që të strehojë 2500 afganë për një vit, por se mund të ketë edhe disa mijë të tjerë në të ardhmen, të cilët do të qëndrojnë për një kohë në këtë territor dhe më vonë do të shpërndahen nëpër vendet e BE-së.
Kryetari i Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviç, të premten është shoqëruar në Policinë e Kosovës,…
Një pamje gjithnjë e më e zakonshme në ujërat e Gjirit të Orikumit është shfaqja…
Kryeministri britanik Sir Keir Starmer ka akuzuar miliarderin e teknologjisë Elon Musk se po përpiqet…
Ish deputeti i PD, Edmond Spaho ka reaguar ashpër për protestën kundër investimit në Zvërnec,…
Presidenti serb Aleksandar Vuçiç ka konfirmuar se do të marrë pjesë në samitin BE–Ballkani Perëndimor…
Katy Perry do të jetë njëra prej këngëtareve kryesore që do të përformojë në Festivalin…