Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, ka qëndruar sot në zonën e Kukësit për të ndjekur së afërmi angazhimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës dhe zjarrfikësit nga Agjencia e Menaxhimit të Emergjencave, për shuarjen e zjarrit në malin Shëmri dhe zonën e tunelit të Kalimashit.
Ai në një postim në Facebook pjesëtarët e FSK-së që po marrin pjesë në operacionin për shuarjen e zjarrit i ka quajtur heronj të vërtetë.
“Dhembjen për dëmet e shkaktuara nga zjarri e mbisundonte ndjenja e krenarisë për ushtarakët tanë -heronj të vërtetë që me guxim, shpirt ekipi dhe shërbim vetëmohues nderojnë emblemën tonë, kombin dhe atdheun. Si një trup i vetëm, bashkë me vëllezërit dhe motrat tona të Shqipërisë, po vazhdojnë betejën me flakët deri në fund. Së bashku më të fortë, në këto ditë të vështira”, shkruan Mehaj.