Po shkojmë drejt fshatit Zaskok të Komunës së Ferizajt.
Një fshat i vogël me 40 shtëpi, e rreth 300 banorë, por shumica prej tyre jetojnë në mërgim.
Lidhjen që ka diaspora me vendlindjen dëshmohet për çdo vit, e sidomos në periudhat e pushimit kur ata vijnë në Kosovë.
Një shembull i veçantë janë dy të rinj mërgimtarë nga ky fshat, të cilët edhe pse me ditët e numëruara të pushimit, erdhën në Kosovë porse pushimin e shfrytëzuan për punë në lagjen e tyre.
Adnan Mahalla, i cili tash e një kohë të gjatë jeton e vepron në Zvicër, thotë se viti disa herë radhazi e sjell atë në vendlindje.
Adnani për çdo vit, kur vjen në Kosovë, ka dëshirë të investojë në diçka. E, kësaj here bashkë me shokun nga lagjja e tij, i cili po ashtu jeton në mërgim, vendosën ta rregullojnë një pjesë të rrugicës ku dikur kishin jetuar.
Adnani thotë se këtu nuk do të ndalet, e investimet për lagjen e tij do të vazhdojnë.
E Milaim Goca ka vetëm 3 vjet që kur shkoi në Gjermani për ta vazhduar pjesën tjetër të jetës atje.
Por, sa herë që vjen në vendlindje, koha e pushimit i shkon duke shëtitur e më shumë edhe duke punuar.
Ai thotë se meqenëse nuk pati mundësi të kontribuojë aq sa duhet fizikisht, pjesa financiare u takoi dy mërgimtarëve.
Një investim i tillë për mërgimtarët nuk ka qenë shumë i kushtueshëm, por më se i nevojshëm për lagjen “Burimi”.
Milaimi thotë se kohën e pushimit di ta menaxhojë edhe për punë edhe të shëtisë nëpër familjarët e tij.
E ata që po e shijojnë më së shumti janë vetë banorët e këtij fshati, që sipas tyre, një investim modest nga mërgimtarët, ka qenë shumë për ta.
Banori Imri Musliu thotë se këta dy mërgimtarë janë shembull se si të rinjtë tanë kudo që shkojnë, nuk harrojnë vendlindjen dhe bëjnë shumë për të.
Banorët e fshatit Zaskok janë shembull i bashkëpunimit dhe vazhdimisht i kanë ruajtur raportet e mira e respektin ndërmjet vete.
Irani ka lëshuar raketa balistike drejt bazave ushtarake amerikane në Kuvajt dhe Bahrejn, pasi Shtetet…
Në rrjetet sociale kanë nisur të qarkullojnë video të prodhuara me inteligjencë artificiale, në stilin…
Izraeli vendosi fshehurazi njësi elitare ushtarake dhe të inteligjencës në Azerbajxhan gjatë luftës me Iranin,…
Ish-ambasadori amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier, ka deklaruar se administrata e presidentit Donald Trump ka…
Kryeministri Edi Rama ka deklaruar në një intervistë për Euronews se protestat kundër projektit të…
Gjashtë shtetas shqiptarë të shpallur në kërkim ndërkombëtar janë ekstraduar nga Emiratet e Bashkuara Arabe…