FOTO&VIDEO

Mehmet Kraja: Iniciativa e Shqipërisë për mbrojtjen e gjuhës me ligj është absurde

Kryetari i Akademisë së Shkencave të Kosovës, Mehmet Kraja në një intervistë për Abc News shprehet se riaktivizimi i Këshillit Ndërakademik për gjuhën shqipe është domosdoshmëri, ndërsa iniciativa e Akademisë së Shkencave të Shqipërisë për mbrojtjen e gjuhës me ligj, duket e paqartë dhe absurde.

Mehmet Kraja kryetari i Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Kosovës thotë se vendimet për gjuhën shqipe janë të domosdoshme që të jenë të unifikuara. Ndaj me propozim të tij u nënshkrua në Akadminë e Shkencave të Shqipërisë marrëveshja për riaktivizimin e Këshillit Ndërakademik i cili prej 4 vitesh është jashtë funkionit.

“Është një nga pikat themelore të programit të bashkëpunimit midis dy akademive. Do të jetë një riformatizim i tij, do të plotësohen vendet e zbrazëta”, u shpreh Kraja.

Kraja thotë se botimi i vendimeve të këtij këshilli, i cili ka punuar për 15 vite do të nisë së shpejti me bashkëpunim të dy akademive dhe brenda 3 muajve sipas tij do të krijohet grupi i punës me 15 gjuhëtarë.

“Jemi marrë vesh që të botojmë ato vendime të cilat nuk janë botuar”, theksoi ai.

Iniciativa e Akademisë së Shkencave të Shqipërisë për mbrojtjen e gjuhës me ligj i duket e paqartë, ndërsa Kosova nuk përfshihet në nisma të tilla pasi ka një pengesë kushtetuese thekson Kraja.

“Duhet të kemi parasysh që Kosova me Shqipërinë nuk janë kapatibile në këtë drejtim. Kemi në fuqi një kushtetutë që merr parsysh pakon e Ahtisarit e cila na ka kushtëzuar. Kjo duhet të tejkalohet me Kushtetutën e Kosovës”, deklaroi më tej.

Gjuha shqipe, sipas akademikut e ka tejkaluar, problemin drejtshkrimor, në Kongresin e vitin 1972, por problematikat në Shqipëri dhe Kosovë për gjuhën janë të ndryshme.

“Është tejkaluar faza e vendimeve për drejtshkrimin. Problemi kryesor në Kosovë është se kemi një emancipim gjuhësor dhe duhet të jemi më aktiv në ngritjen e kulturës së gjuhës”, u shpreh ai.

Kryetari i Akademisë së Shkencave të Kosovës, thekson se gjuha shqipe në Kosovë edhe pse është gjuhë e parë vazhdon të jetë e diskriminuar.

“Kosova ka jetuar në një periudhë shumë të gjatë në ambient dygjuhësor, sot është ndryshe. Shqipja është e para, por ende është e diskriminuar, kjo do të tejkalohet sepse ka shenja pozitive”, tha më tej Kraja.

Bashkëpunimi mes dy vendeve nuk duhet të mbetet vetëm në botime të përbashkëta, por duhet të jetë edhe në kërkim shkencore.

Çmimi nobël i cilësuar si më i rëndësishmi në letërsi sipas shkrimtarit dhe kryetarit te Akademisë së shkencve të Kosovës, Mehmet Kraja viti e shkuar me nderimin e Peter Handkes, e ka cënuar reputacionin e tij.

Kemi reaguar në kohë menjëherë kur është bërë publike emri it ij. Kthimi i përgjigjes zgjati një muaj. Ajo që ishte pozitive ishte se akademia jonë e ngriti çështjen në një nivel të opinionit ndërkombëtar. Qëndrim i cili u mbështet, Akademia suedeze bëri një shkelje të rëndë dhe të panevojshnme”, sqaroi Kraja.

Përveç gjuhës së urrejtjes së ithtarit të Millosheviçit Peter Handkes për Mehmet Krajen është i zakonshem si shkrimtarë, ndaj ky çmim jepet për vlera të jashtëzakonshme.

“Shkrimarët kur marrin nobel duhet të jenë të jashtëzakonshëm, ai ishte thjesht një shkrimtar i mirë dhe e ka dëmtuar shumë reputacionin e çmimit nobel”.

Rikandidimi i Ismail Kadares nga Akademia e Shkencave të Shqipërisë është e drejtë, pasi ai çmon shumë letërsinë e tij, por nobeli është i pa paparshikueshëm.

“Kadarenë e çmoj shumë. Është vështirë të kuptohet se çfarë vendimesh do të marrë komiteti i nobelit, janë të paparashikueshëm”” u shpreh Kraja.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • KRYESORE

Përshkallëzohet tensioni në Gjirin Persik, Irani sulmon bazat amerikane me raketa balistike

Irani ka lëshuar raketa balistike drejt bazave ushtarake amerikane në Kuvajt dhe Bahrejn, pasi Shtetet…

8 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Propaganda pro-iraniane në protestat për Zvërnecin? Video “Lego” me AI paraqesin Shqipërinë si pjesë të rezistencës kundër Izraelit

Në rrjetet sociale kanë nisur të qarkullojnë video të prodhuara me inteligjencë artificiale, në stilin…

8 orë ago
  • KRYESORE

Izraeli dërgoi trupa në Azerbajxhan gjatë luftës me Iranin si pjesë e një rrjeti sekret në të gjithë rajonin

Izraeli vendosi fshehurazi njësi elitare ushtarake dhe të inteligjencës në Azerbajxhan gjatë luftës me Iranin,…

13 orë ago
  • KRYESORE

Hovenier: Nëse Kosova s’i përgjigjet ofertës së Trumpit për gazin, SHBA-ja mund të humbasë interesin për të

Ish-ambasadori amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier, ka deklaruar se administrata e presidentit Donald Trump ka…

23 orë ago
  • POLITIKE

Rama: Protestat për Zvërnecin janë “luftë hibride”, po përdoren nga armiqtë e Shqipërisë dhe Izraelit!

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar në një intervistë për Euronews se protestat kundër projektit të…

23 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Gjashtë të kërkuar ndërkombëtarisht ekstradohen nga Dubai drejt Shqipërisë

Gjashtë shtetas shqiptarë të shpallur në kërkim ndërkombëtar janë ekstraduar nga Emiratet e Bashkuara Arabe…

24 orë ago