POLITIKE

Mehmet Kraja reagon pas kritikave për analizën, i referohet edhe kryetarit të PDK-së

Mehmet Kraja, kryetar i Akademisë së Shkencave dhe Artave të Kosovës (AShAK), ka reaguar ndaj kritikave që të mërkurën i mori për shkak të një analize të publikuar në web-faqen e ASHAK-së me titull “Synimet destabilizuese të Serbisë në Kosovë dhe Ballkanin Perëndimor”.

Kryeakademiku thotë se analiza është shtrembëruar nga disa portale të cilat i akuzon që janë duke e linçuar.

“Përgjatë dy ditëve të shkuara disa portale kanë ndërmarrë një fushatë kundër meje dhe institucionit që përfaqësoj, duke bërë citime të shtrembëruara dhe duke manipuluar në mënyrë të shëmtuar lexuesit e tyre. Teksti “Synimet destabilizuese të Serbisë në Kosovë dhe në Ballkanin Perëndimor” është një analizë që i referohet Serbisë dhe politikave të saj në Kosovë dhe në Ballkan, denoncon ashpër të gjitha veprimet subversive të shtetit fqinj, përfshirë edhe ndërhyrjet e saj në Gjykatën Speciale”, ka shkruar Kraja në Facebook.

Në lidhje me analizën ka reaguar edhe kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi, duke e cilësuar publikimin si “pamflet antishqiptar”.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • BOTA

Irani pezullon operacionet ushtarake kundër Izraelit

Irani ka njoftuar se ka pezulluar operacionet ushtarake kundër Izraelit, por ka paralajmëruar se do…

7 orë ago
  • POLITIKE

Pjesëmarrja në zgjedhjet e djeshme, më e ulëta në pesë ciklet e fundit zgjedhore

Zgjedhjet e parakohshme parlamentare të mbajtura dje në Kosovë kanë regjistruar pjesëmarrjen më të ulët…

12 orë ago
  • KRYESORE

Numërimi i afrohet 100 përqëindëshit: LVV 43,03 %, PDK 21.21 %, LDK 17.68 % dhe AAK 7.10%

Numërimi i afrohet 100 përqëindëshit: LVV 43,03 %, PDK 21.21 %, LDK 17.68 % dhe…

22 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Afro 20 për qind të votave të numëruara, prin VV’ja

Lëvizja Vetëvendosje vazhdon të prijë në rezultatet preliminare të procesuara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve…

1 ditë ago
  • KRYESORE

Zgjedhjet në Kosovë – Exit Polli i Albanian Post në T7: VV’ja 43%, PDK 22, LDK 18 dhe AAK 7

Sot në Kosova janë mbajtur zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare. Lidhur me këtë,  është publikuar Exit…

1 ditë ago
  • KRYESORE

Narrativa të fabrikuara: Si u deformuan protestat për Zvërnecin

Pamje të nxjerra jashtë kontekstit, imazhe të krijuara me Inteligjencë Artificiale dhe narrativa gjeopolitike u…

1 ditë ago