Këshilltarja e ish-kryeministrit Ramush Haradinaj, Meliza Haradinaj Stublla, ka thënë se lojërat politike kanë bërë që të humbet koha në luftën kundër pandemisë covid-19. Ajo thotë se qeveria nuk po e menaxhon si duhet dhe se me disa masa të shtuara qytetarët nuk do të vuanin kaq shumë.
‘’Po të ishin mbyllë kufijtë e të ishin ndalë fluturimet komerciale në kohën kur shkarkoheshin ministrat në mesnatë e luftohej për pushtet me gjendjen e jashtëzakonshme, ne qytetarët e Kosovës – me kushte të kufizuara mjekësore, nuk do të vuanim kaq shumë sot I qofshim falë personelit mjekësor të QKUKsë të cilët po vazhdojnë të bëjnë punë kolosale në shpëtimin e jetëve tona, pa asnjë ankesë!’’, shkruan ajo.
Ajo shton se qeveria nuk ka marrë masa përpos karantinimit dhe thirrjes për vetizolim, dhe se për këtë ajo thotë se i keni referencë faqet zyrtare të qeverisë.
‘’Në kohën kur krejt bota apelon për testim sa më të madh, është e pakuptimtë se si Kosova futë qytetet në karantinë dhe bllokon tërësisht jetën, ekonominë, shtetin pa asnjë veprim komplementar!’’, shton ajo.
‘’MSH të porosisë me procedurë të shpejtuar (+-) 2 milion teste dhe të organizojë sipas prioriteteve testimet e të gjithë qytetarëve dhe rezidentëve të Kosovës. Sipas një hulumtimi sipërfaqësor në internet, 2 milion teste do të kushtonin rreth 13.6 milionë Euro, marrë parasysh që një COVID19 test thuhet se kushton rreth 6.8€. Shto këtu testet që do mirreshin nga donatorët e huaj!’’
‘’Pas rezultateve të testimit të të gjithëve, të futen në karantinë të mbikëqyrur të gjithë të infektuarit, ndërsa për të tjerët të vazhdojë jeta normale e qytetarëve, bizneseve, dhe institucioneve! Shteti (jo qytetet) të vazhdojë të mbetet në karantinë! Kosova është demografikisht dhe territorialisht shtet i vogël, pothuajse sa një qytet evropian, dhe me pak kreativitet dhe punë, do të mund të organizohej mbrojtja dhe jeta në mënyrë më efektive.’’, përfundon Haradinaj.