POLITIKE

Çfarë është lëvizja “Reichsbürger” dhe lidhja me grushtin e dështuar të shtetit në Gjermani

Ata janë radikalë e të dhunshëm dhe nuk e njohin shtetit demokratik të Gjermanisë. Në vitet e fundit, ‘Reichsbürger’ (qytetarët e kamur), kanë tërhequr vëmendjen e autoriteteve gjermane.

Kush janë dhe çfarë rreziku ekspozojnë ata?

Anëtarët e lëvizjes së ‘Reichsbürger’ e mohojnë ekzistencën e Republikës Federale të Gjermanisë, madje ata besojnë se shteti aktual nuk është gjë tjetër veçse një konstruksion administrativ, që është e pushtuar nga fuqitë perëndimore, Shtetet e Bashkuara, Mbretëria e Bashkuar dhe Franca.

Për ta, kufijtë e Perandorisë gjermane të vitit 1937 ekzistojnë ende. Këta janë të vetëshpallurit ‘Reichsbürger’, që përkthehet ‘qytetarët e pasur’ e themeluar në vitin 1871 dhe ata nuk janë kundër dhunës.

Sikurse raporton Deutsche Welle, lëvizja ‘Reichsbürger’ është e përbërë nga një numër i vogël grupesh dhe individësh, vendndodhja e të cilëve është më së shumti në Brandenburg, Mecklenburg – Pomerania Perëndimore dhe Bavari.

Ata refuzojnë të paguajnë taksa dhe kanë vetëshpallur territoret e tyre të vogla, të cilat i quajnë ‘Perandoria e dytë gjermane’, ‘shteti i lirë i Prusisë, ose ‘Principata e Gjermanisë’.

Anëtarët e këtij grupimi printojnë pasaportat dhe patentat e tyre vetë. Ata madje prodhojnë bluza dhe flamurë me logot e tyre.

Madje, ata me krenari kanë shpallur qëllimin e tyre për të “vazhduar luftën kundër Republikës Federale të Gjermanisë” në faqet e tyre të internetit.

AKTE EKSTREME DHUNE

Autoritetet gjermane kanë shprehur vazhdimisht shqetësimin e tyre në lidhje me disponimin e armëve të zjarrit nga ky grupim. Referuar raportit më të fundit të BfV (Bundesamt für Verfassungsschutz) për këtë grupim thotë se ata janë të gatshëm të kryejnë “akte të rënda dhune”.

Referuar zhvillimeve më të fundit gjatë ditës së sotme, ku disa anëtarë të këtij grupi përfunduan pas hakurave, pasi akuzohen për një tentativë grushti shteti ndaj parlamentit në Gjermani, Policia ka gjetur depo të mëdha armësh dhe municionesh gjatë kontrolleve të shtëpive të tyre.

Meqenëse një pjesë e konsiderueshme e grupit përbëhet nga ish-ushtarë të Bundeswehr-it dhe NVA (Ushtria Popullore Kombëtare e Republikës Demokratike të Gjermanisë), mes tyre burra me trajnime speciale ushtarake, grupi konsiderohet veçanërisht i rrezikshëm.

Në vitet e fundit, autoritetet gjermane kanë hequr lejet e armëve për qindra ndjekës të lëvizjes, kjo për arsyen se pasuesit e ‘Reichsbürger’ kanë kryer sulme ndaj oficerëve të policisë gjatë bastisjeve, me pretendimin se ata kanë të drejtë të mbrojnë “pronën e tyre”.

Në vitin 2021, disa ‘Reichsbürger’ ishin mes protestuesve më aktivë kundër kufizimeve të COVID-19, të cilët sulmuan shkallët e ndërtesës së Reichstag-ut në Berlin.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • KRYESORE

Narrativa të fabrikuara: Si u deformuan protestat për Zvërnecin

Pamje të nxjerra jashtë kontekstit, imazhe të krijuara me Inteligjencë Artificiale dhe narrativa gjeopolitike u…

3 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Rama ironizon protestuesit në Zvërnec: Mos ua prishni flamingove plazhin me makina dhe kanoçe birre

Kryeministri Edi Rama ka reaguar me ironi në rrjetet sociale pas protestës e cila u…

6 orë ago
  • POLITIKE

Pas Greqisë, tani edhe Turqia kundër Shqipërisë

Sipas gazetarit dhe analistit turk İbrahim Karagül, zhvillimet e fundit rreth Ishullit të Sazanit nuk…

15 orë ago
  • KRYESORE

Përshkallëzohet tensioni në Gjirin Persik, Irani sulmon bazat amerikane me raketa balistike

Irani ka lëshuar raketa balistike drejt bazave ushtarake amerikane në Kuvajt dhe Bahrejn, pasi Shtetet…

1 ditë ago
  • FOTO&VIDEO

Propaganda pro-iraniane në protestat për Zvërnecin? Video “Lego” me AI paraqesin Shqipërinë si pjesë të rezistencës kundër Izraelit

Në rrjetet sociale kanë nisur të qarkullojnë video të prodhuara me inteligjencë artificiale, në stilin…

1 ditë ago
  • KRYESORE

Izraeli dërgoi trupa në Azerbajxhan gjatë luftës me Iranin si pjesë e një rrjeti sekret në të gjithë rajonin

Izraeli vendosi fshehurazi njësi elitare ushtarake dhe të inteligjencës në Azerbajxhan gjatë luftës me Iranin,…

1 ditë ago