Mendonin se shkurret e shkëmbinjtë do t’i shpëtojnë, ushtarët rusë e pësojnë keq nga bombat që binin nga dronët

Brigada e ndërhyrjes së shpejtë e ushtrisë ukrainase, ka publikuar pamjet nga ajri ku shihen ushtarët rusë duke u sulmuar me bomba që binin nga droni.

Pavarësisht se mundoheshin të fshiheshin në shkurre e në shkëmbinj, droni i lokalizonte ushtarët rusë mbi të cilët më pas binin bombat.

Ushtarët rusë ishin shpërndarë nëpër fushë, e disa prej tyre mendonin se edhe nëse do të futeshin në ujë apo në shkurre, nuk do t’i shohin brigada për ndërhyrje të shpejtë e Kievit.

Duke mos e ditur se çfarë do të ndodhë me ta, ata dukeshin të qetë në vendet ku i kishin zgjedhur të fshihen, por kur bombat filluan të bien – disa prej tyre tentonin të iknin.

Bombat binin pikërisht shumë pranë tyre, për të mos thënë mbi kokat e ushtarëve të Putinit. E për shkak të përmbajtjeve të rënda, në disa momente janë mbuluar pamjet.

Reklama
Ndryshe ukrainasit po vazhdojnë me kundërofensivën, e cila i ka detyruar rusët të tërhiqen nga shumë rajone që i mbanin nën kontroll nga fillimi i luftës në këtë vend.