Mërgimtarët kosovarë cak i sulmeve nga huliganët serbë, tregohet vendi ku po bëhet plani

Përpos keqtrajtimeve dhe pritjeve të gjata në pika kufitare, mërgimtarë kosovarë po vazhdojnë të maltretohen në pjesë të tjera të Serbisë.

Një grup huliganësh është organizuar në mënyrë profesionale që t’iu bëj dëme kosovarëve që ndalohen nëpër pompa te benzinës apo markete të ndryshme.

Këta serbë po ua shpërthejnë gomat e veturave mërgimtarëve kosovarë, shkruan Indeksonline

“Mos shkoni tek pompa “Lukoil” kur kaloni nëpër Serbi. Aty janë një bandë e organizuar. Në këpucët e tyre kanë thika dhe i shpojnë gomat. Ndërsa, menjëherë afër aty rrinë një Golf2 që ka lidhje me vullkanizerin dhe aty për aty i ndërrojnë gomat. Një gomë e përdorur kushton rreth 70 euro”, është apeli i një mërgimtari.