FOTO&VIDEO

Pak ditë pasi ‘u mbulua’ Fjolla Morina publikon të tjera fotografi nga festa e shfrenuar e ditëlindjes

“Këngëtarja” Fjolla Morina, ka festuar mbrëmjen e së premtes ditëlindjen e saj të 36-të.

Në një festë të veçantë të organizuar mes miqsh, kolegë e familjarë të shumtë, këngëtarja e hitit “Fb” shënoi festimin e 36 pranverave në jetën e saj.

Ajo u kujdes që të ndajë me ndjekësit e saj në rrjetet sociale disa imazhe nga festa, ku shihet se është kënaqur e dëfryer e rrethuar nga njerëzit e saj të afërt.

Mbrëmjen e së shtunës, Morina publikoi gjithashtu për fansat e saj në Instagram edhe disa fotografi të tjera, duke treguar dukjen e saj atraktive në festën e ditëlindjes.

Mes të tjerash, ajo ndau me ndjekësit edhe një imazh, ku shihej duke u dëfryer me shishet e alkoolit, teksa dehet në kremtimin e 36-vjetorit.

Fjolla përndryshe ka qenë shumë e përfolur këtë vit për jetën e saj private, pasi u konfirmua muaj më parë se ajo i ndau rrugët me ish-bashkëshortin, biznesmenin Fisnik Syla.

Kujtojmë se ditë më parë, këngëtarja e uroi fillimin e Muajit të Shenjtë të Ramazanit përmes një fotografie të publikuar në instastory ku shihej teksa barte shami.

Fjolla Morina ‘mbulohet’: Mirë se vjen o muaj i bekuar


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • POLITIKE

Pjesëmarrja në zgjedhjet e djeshme, më e ulëta në pesë ciklet e fundit zgjedhore

Zgjedhjet e parakohshme parlamentare të mbajtura dje në Kosovë kanë regjistruar pjesëmarrjen më të ulët…

2 orë ago
  • KRYESORE

Numërimi i afrohet 100 përqëindëshit: LVV 43,03 %, PDK 21.21 %, LDK 17.68 % dhe AAK 7.10%

Numërimi i afrohet 100 përqëindëshit: LVV 43,03 %, PDK 21.21 %, LDK 17.68 % dhe…

12 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Afro 20 për qind të votave të numëruara, prin VV’ja

Lëvizja Vetëvendosje vazhdon të prijë në rezultatet preliminare të procesuara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve…

15 orë ago
  • KRYESORE

Zgjedhjet në Kosovë – Exit Polli i Albanian Post në T7: VV’ja 43%, PDK 22, LDK 18 dhe AAK 7

Sot në Kosova janë mbajtur zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare. Lidhur me këtë,  është publikuar Exit…

16 orë ago
  • KRYESORE

Narrativa të fabrikuara: Si u deformuan protestat për Zvërnecin

Pamje të nxjerra jashtë kontekstit, imazhe të krijuara me Inteligjencë Artificiale dhe narrativa gjeopolitike u…

23 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Rama ironizon protestuesit në Zvërnec: Mos ua prishni flamingove plazhin me makina dhe kanoçe birre

Kryeministri Edi Rama ka reaguar me ironi në rrjetet sociale pas protestës e cila u…

1 ditë ago