Mërgimtarët thonë se u sulmuan me shok-bombë në Merdar

Mërgimtarët që u detyruan të ktheheshin nga pika kufitare në Merdar, kanë rrëfyer për KOHËN se janë sulmuar me shok-bomba nga persona që qëndruan në barrikada.

“Kemi pas provokime, ku njëri prej serbëve që e ka bllokuar rrugën na ka gjuajtur me një shok-bombë në drejtim tonin”, ka thënë V.Z. [emër i njohur për redaksinë].

Rruga që të çon në Merdar nga Serbia është bllokuar gjatë mbrëmjes të së martës. Ministria e Punëve të Jashtme e Kosovës ka bërë thirrje që ky vendkalim kufitar të shmanget nga ata që udhëtojnë drejt Kosovës.