Një mërgimtar i cili ishte nisur nga Gjermania për të ardhur në Kosovë i ka ndodhur diçka e papritur.
Ai tha për Klankosova.tv se para se të kalonte kufirin në Serbi dikush kishte vendosur gurë dhe armaturë në rrugë, por që ishte e pamundur të shiheshin, për shkak se ishin të mbuluara me borë, me ç’rast i ishin dëmtuar gomat.
“Duke ardhur në Kosovës rreth orës 00:30 isha në Serbi, afërsisht 20 km pa hyrë në Kosovë (Merdare), disa serbë i kanë vendosur disa armatura në rrugë të cilat ishin të mbuluara me borë dhe nuk u vërenin mirë dhe mu dëmtuan gomat me fellge. Pas dy minutash erdhën policia. Atyre ju thashë që dua ta thërras ADAC, ata më thanë jo mos e thirr, ne e thërrasim Schlepwagen. Deshta t’i bëj fotografi gurëve dhe armaturave, por nuk më lejuan. Më thanë hyr në veturë dhe mos bëj foto të vendit. Shkuan dhe i larguan gurët dhe armaturat, i kanë vendosur në skaj të rrugës. Pas afërsisht 5 minutash ka ardhur Schlepi, ku për 20 km më kushtoi 150 euro deri në Merdare. Nuk pata zgjidhje tjetër”.
Ai falënderoi Policinë e Kosovës të cilët thotë se i dolën në ndihmë në ato orët e vona.
“I falënderoi Policinë e Kosovës që kanë bërë një punë shumë të mirë dhe më kanë ndihmuar në atë orë. Ju apeloj të gjithëve. Ruajuni, sepse nuk është hera e parë qe ndodhin këso ngjarjesh”.
Ish-ambasadori amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier, ka deklaruar se administrata e presidentit Donald Trump ka…
Kryeministri Edi Rama ka deklaruar në një intervistë për Euronews se protestat kundër projektit të…
Gjashtë shtetas shqiptarë të shpallur në kërkim ndërkombëtar janë ekstraduar nga Emiratet e Bashkuara Arabe…
Kryetari i Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviç, të premten është shoqëruar në Policinë e Kosovës,…
Një pamje gjithnjë e më e zakonshme në ujërat e Gjirit të Orikumit është shfaqja…
Kryeministri britanik Sir Keir Starmer ka akuzuar miliarderin e teknologjisë Elon Musk se po përpiqet…