Gjermania do të japë kontribut të rëndësishme për të siguruar që vaksina kundër Covid-19, pasi të krijohet, të jetë e disponueshme për të gjithë rreth globit. Këtë e tha kancelarja Angela Merkel të shtunën.
“Çdokush mund të preket nga virusi, kështu është detyra jonë që të punojmë së bashku rreth globit. Kjo nuk është vetëm një mundësi për të bashkëpunuar por më shumë një nevojë. Gjermani do të përsipër përgjegjësinë dhe do të sigurohet që pasi vaksina të jetë krijuar , të mbërritje te të gjithë njerëzit”, u shpreh Merkel.
Udhëheqësja gjermane tha se 8 miliardë euro të tjera nevojiteshin për zhvillimin e vaksinës që do të mbronte popullsinë nga Covid-19, sëmundja që shkakton koronavirusi i ri. Liderët botërore janë zotuar të përshpejtojnë punën për testet, ilaçet dhe vaksinat dhe për të ndarë arritjet rreth botës, në kuadrin e një iniciative të OBSH.
Presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen synon të mbledhë 7.5 miliardë euro në konferencën e donatorëve të hënën në mënyrë që vaksina të jetë e mundur për të gjithë. Shkencëtarë nga e gjithë bota kanë nisur testimin e versionit të tyre të vaksinës eksperimentale te njerëzit, me grupin e ekspertëve të Oksfordit që duket se prin në garën për krijimin e antidotit të Covid-19.
Irani ka lëshuar raketa balistike drejt bazave ushtarake amerikane në Kuvajt dhe Bahrejn, pasi Shtetet…
Në rrjetet sociale kanë nisur të qarkullojnë video të prodhuara me inteligjencë artificiale, në stilin…
Izraeli vendosi fshehurazi njësi elitare ushtarake dhe të inteligjencës në Azerbajxhan gjatë luftës me Iranin,…
Ish-ambasadori amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier, ka deklaruar se administrata e presidentit Donald Trump ka…
Kryeministri Edi Rama ka deklaruar në një intervistë për Euronews se protestat kundër projektit të…
Gjashtë shtetas shqiptarë të shpallur në kërkim ndërkombëtar janë ekstraduar nga Emiratet e Bashkuara Arabe…