Ish-kancelarja gjermane Angela Merkel tha se Rusia, duke aneksuar Krimenë dhe duke sulmuar Ukrainën më 24 shkurt, ka shkelur ligjin ndërkombëtar. Pavarësisht kësaj, politikania gjermane që më politikën e saj katastrofale e konsideron të nevojshme të punohet për sigurinë në Evropë me pjesëmarrjen e Federatës Ruse.
“Rusia ka shkelur ligjin ndërkombëtar, diçka që nuk ka ndodhur në Evropë që nga fundi i Luftës së Dytë Botërore. Por ne duhet të vazhdojmë të punojmë për një arkitekturë të përbashkët evropiane të sigurisë me pjesëmarrjen e Rusisë”, tha zonja Merkel duke folur në përvjetorin e qytetit të Goslar, raporton n-tv .
Gjermania aktualisht “nuk ka arsye për të qenë të vetëkënaqur”, vazhdoi ish-kancelarja. Ajo vuri në dukje se me forcë dhe besim të mjaftueshëm mund të kapërcehet edhe kriza aktuale.