POLITIKE

Nuk ndalet Vuçiq, kërcënon sërish: Ne do të luftojmë për Serbinë tonë

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, postoi një video në Instagram, në të cilën ai theksoi se të gjithë e kuptuan se sa e vështirë ishte situata dhe sa të lidhura ishin duart e Serbisë në Kosovë.

Gjithashtu, presidenti serb kërcënoi sërish me luftë duke thënë se “ne duhet të luftojmë për popullin tonë “.

“Sepse nëse nuk luftojmë, atëherë nuk do të jemi kurrë në gjendje të arrijmë asgjë,” deklaroi Vuçiq.

Ai shtoi se Serbia ka bërë përparime kur luftoi, sepse serbët treguan se kanë forcë, energji, njohuri dhe besim në vetvete.

“Unë thjesht mendoj se është jashtëzakonisht e rëndësishme për ne që të tregohemi të përmbajtshëm dhe në çdo kohë të përpiqemi për kompromis, por edhe të tregojmë vendosmëri dhe të luftojmë për vendin tonë, të luftojmë për Serbinë tonë, për popullin tonë dhe për të gjithë qytetarët e tjerë që jetojnë në këtë vend ”, ka theksuar Vuçiq.

“Faleminderit njerëzve në këto ditë të vështira për mbështetjen e tyre, faleminderit njerëzve tanë në Jarinje dhe Bërnjak, Serbia është me ju,” shkroi Vuçiq në Instagram.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • KRYESORE

Zgjedhjet në Kosovë – Exit Polli i Albanian Post në T7: VV’ja 43%, PDK 22, LDK 18 dhe AAK 7

Sot në Kosova janë mbajtur zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare. Lidhur me këtë,  është publikuar Exit…

36 minuta ago
  • KRYESORE

Narrativa të fabrikuara: Si u deformuan protestat për Zvërnecin

Pamje të nxjerra jashtë kontekstit, imazhe të krijuara me Inteligjencë Artificiale dhe narrativa gjeopolitike u…

7 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Rama ironizon protestuesit në Zvërnec: Mos ua prishni flamingove plazhin me makina dhe kanoçe birre

Kryeministri Edi Rama ka reaguar me ironi në rrjetet sociale pas protestës e cila u…

10 orë ago
  • POLITIKE

Pas Greqisë, tani edhe Turqia kundër Shqipërisë

Sipas gazetarit dhe analistit turk İbrahim Karagül, zhvillimet e fundit rreth Ishullit të Sazanit nuk…

20 orë ago
  • KRYESORE

Përshkallëzohet tensioni në Gjirin Persik, Irani sulmon bazat amerikane me raketa balistike

Irani ka lëshuar raketa balistike drejt bazave ushtarake amerikane në Kuvajt dhe Bahrejn, pasi Shtetet…

1 ditë ago
  • FOTO&VIDEO

Propaganda pro-iraniane në protestat për Zvërnecin? Video “Lego” me AI paraqesin Shqipërinë si pjesë të rezistencës kundër Izraelit

Në rrjetet sociale kanë nisur të qarkullojnë video të prodhuara me inteligjencë artificiale, në stilin…

1 ditë ago