KRYESORE

Merz paralajmëron se lufta në Ukrainë mund të zgjasë “për muaj të tërë”

Kancelari gjerman, Friedrich Merz, tha më 29 gusht se lufta e Rusisë në Ukrainë mund të vazhdojë për “muaj të tërë” pavarësisht përpjekjeve të fundit të udhëhequra nga Shtetet e Bashkuara për t’i dhënë fund konfliktit.

Duke folur së bashku me presidentin francez, Emmanuel Macron, në Francë, Merz tha se ai nuk ka “iluzione” për mundësinë e një përfundimi të shpejtë të luftës dhe u zotua se “ne nuk do ta braktisim Ukrainën”.

Merz tha se nuk ishte “i befasuar” nga vonesat e vazhdueshme të Kremlinit mbi përpjekjen e presidentit amerikan, Donald Trump, për të organizuar bisedime të drejtpërdrejta mes liderit rus, Vladimir Putin, dhe homologut të tij ukrainas, Volodymyr Zelensky.
“Ajo është pjesë e strategjisë së këtij presidenti rus”, tha ai.

“Që më herët këtë javë më u bë e qartë se presidenti Putin nuk është i gatshëm të takohet me presidentin Zelensky dhe ka vendosur kushtet paraprake që janë krejtësisht të papranueshme”, shtoi ai.

Kancelari gjerman gjithashtu tha se mbajtja e aleatëve të Ukrainës të bashkuar në të ashtuquajturën “koalicion të vullnetit” është “një nga detyrat tona më urgjente”.

Presidenti Trump ka mbajtur një samit me Putinin në Alaskë më 15 gusht. Më pas, ai ka pritur në Shtëpinë e Bardhë për bisedime Zelenskyn dhe udhëheqësit evropianë. Udhëheqësi amerikan ka vendosur një afat dyjavor për të parë se si do të sillen palët, pas së cilit do të vendosë se si do të veprojë. /rel


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • POLITIKE

Rama: Protestat për Zvërnecin janë “luftë hibride”, po përdoren nga armiqtë e Shqipërisë dhe Izraelit!

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar në një intervistë për Euronews se protestat kundër projektit të…

20 minuta ago
  • FOTO&VIDEO

Gjashtë të kërkuar ndërkombëtarisht ekstradohen nga Dubai drejt Shqipërisë

Gjashtë shtetas shqiptarë të shpallur në kërkim ndërkombëtar janë ekstraduar nga Emiratet e Bashkuara Arabe…

38 minuta ago
  • FOTO&VIDEO

Policia e Kosovë e arrestoi kryetarin serb të Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviç, i cili e dëmtoi me sprej obeliskun “Mitrovica”

Kryetari i Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviç, të premten është shoqëruar në Policinë e Kosovës,…

9 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Shfaqet në Gjirin e Orikumit një nga gjitarët më të rallë në botë

Një pamje gjithnjë e më e zakonshme në ujërat e Gjirit të Orikumit është shfaqja…

14 orë ago
  • BOTA

Vrasja e 18-vjeçarit Henry Nowak, Starmer akuza të forta për Elon Musk pas protestave: Ka nxitur përçarje

Kryeministri britanik Sir Keir Starmer ka akuzuar miliarderin e teknologjisë Elon Musk se po përpiqet…

1 ditë ago
  • POLITIKE

Spaho: Vetëm një i leshtë mund të mendojë që kjo protestë nuk është e manipuluar, është komplot kundër vendit

Ish deputeti i PD, Edmond Spaho ka reaguar ashpër për protestën kundër investimit në Zvërnec,…

1 ditë ago