BOTA

Mes luksit dhe komoditetit, të udhëtosh si Kim Jong Un

Drejt Rusisë, edhe këtë herë, me një tren të blinduar, njësoj siç udhëtoi në vizitën e tij të parë dhe të fundit në Vladivostok, ku takoi Vladimir Putinin, në prill të vitit 2019, para se të fillonte pandemia e koronavirusit dhe Koreja e Veriut të mbyllej e izolohej shumë më shumë se zakonisht.

Treni i blinduar, në ngjyrë jeshile, është ai me të cilin lideri koreano-verior udhëton. Nga brenda ka shumë pak pamje, kjo për arsye sigurie, por besohet se ka çdo komoditet të nevojshëm për të udhëtuar edhe gjatë, pa e ndjerë lodhjen.

Çdo lëvizje e liderit suprem koreano-verior është e mirëmenduar, e mirëkoodinuar nga ushtria dhe sigurimi i tij privat, edhe nëse Kim Jong Un udhëton me makinë, me tren apo avion, të treja të blinduara. Udhëton edhe me luks, stil. Kështu bënte edhe babai i tij. Kim Jong Un është larguar nga vendi i tij, që kur pasoi të atin në detyrë, vetëm 9 herë. Ka realizuar 4 udhëtime në Kinë; 2 vizita në Korenë e Jugut dhe nga 1 vizitë drejt Rusisë, Singaporit dhe Vietnamit.

Edhe pse me vete merr kudo makinën e tij luksoze, të blinduar, ku dhjetëra truproja e ndjekin nga pas me vrap, çdo udhëtim, sidomos ato në distancë, i kryen me trenin e tij personal, të blinduar, po njësoj si dy paraardhësit e tij, fillimisht gjyshi Kim Il Sung, që trenin e përdori si strehë e shtëpi gjatë luftës së dy koreve, por edhe si vendin ku zhvillonte takimet sekrete me ushtarakët dhe qeverinë.

Koreja e Veriut është vend me shtrirje jo të vogël gjeografike dhe për Kim Jong Un, udhëtimi duhet të jetë komod. Sidomos kur mendon se do të takohet me homologë të rëndësishëm, siç është ai i Kinës apo Rusisë. Dhe sigurisht që ai nuk mund të udhëtojë si të gjithë ne, sepse është Lider Suprem. Ndaj edhe treni personal duhet të ketë gjithçka ai mund të kërkojë. Duke nisur nga divanet e kolltuqet e rehatshme, jo lëkure, për të mos e bezdisur kur lëviz, dhomë gjumi komode po ashtu, perde për të penguar dritën, bar e restorant, një piano për ta relaksuar. Burime thonë se ka brenda trenit edhe një akuarium me piranja, sepse e relaksojnë.

Kur udhëton, kudo që shkon, Kim Jong Un merr edhe ushqim me vete sepse i trembet një helmimi të mundshëm. Kështu, salmoni, haviari, vera apo djathi, gjithçka merret me vete nga Pheniani.

Vetëm ambjenti i tij privat brenda trenit kushton 2 milionë dollarë. Veç trenit të blinduar jeshil, e shoqërojnë edhe 2 trena të tjerë, njëri para dhe tjetri pas, ku qëndrojnë veçse për arsye sigurie edhe stafi i ngushtë, truprojat, pastruesit, kuzhinierët etj.

Kim Jong Un e ka edhe një helikopter të blinduar, ndonëse e përdor rrallë. Me avionin personal ndërkohë ka udhëtuar vetëm një herë: drejt Singaporit, atje ku do takohej me Presidentin amerikan të kohës, Donald Trump. Vetëm mobilimi i avionit kushton 1 milionë dollar, goxha lirë për luksin që Kim Jong Un kërkon, por kur e përdor rrallë, kaq mjafton.

Nga treni në destinacion, lideri udhëton vetëm me limuzinën luksoze të blinduar, Mercedes Benz Maybach, që kushton më shumë se 1 milionë dollar. Bashkë me makinën, në vrap, e ndjekin 12 burra, të përzgjedhur prej tij, që kurrsesi nuk mund ta lënë vetëm, edhe pse makina është e blinduar.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • BOTA

Vrasja e 18-vjeçarit Henry Nowak, Starmer akuza të forta për Elon Musk pas protestave: Ka nxitur përçarje

Kryeministri britanik Sir Keir Starmer ka akuzuar miliarderin e teknologjisë Elon Musk se po përpiqet…

8 orë ago
  • POLITIKE

Spaho: Vetëm një i leshtë mund të mendojë që kjo protestë nuk është e manipuluar, është komplot kundër vendit

Ish deputeti i PD, Edmond Spaho ka reaguar ashpër për protestën kundër investimit në Zvërnec,…

12 orë ago
  • POLITIKE

“Serbia si Rusia, ata si vendet baltike”, “Jeta e Vuçiç në rrezik”, ai shkon në Mal të zi: Do them gjithçka

Presidenti serb Aleksandar Vuçiç ka konfirmuar se do të marrë pjesë në samitin BE–Ballkani Perëndimor…

12 orë ago
  • KRYESORE

Katy Perry, emri i parë i madh në “Sunny Hillin” e sivjetmë

Katy Perry do të jetë njëra prej këngëtareve kryesore që do të përformojë në Festivalin…

15 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Vrau efektivin e “Shqiponjave”, autori me të shkuar kriminale, një vit më parë tërhoqi zvarrë me kalë një person

Një efektiv i Policisë së Shtetit u vra dhe një tjetër u plagos gjatë një…

19 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Vrasja e policit në Maliq/ Autori jetonte në pyll me nënën e tij, fshihte arsenal armësh në stan

Autori i vrasjes së një polici dhe plagosjes së një efektivi tjetër mëngjesin e sotëm…

21 orë ago