FOTO&VIDEO

Mësohen arsyet pse shteti i Sllovenisë nuk po lejon kosovarët të kalojnë nëpër territorin e tyre

Shteti Slloven, para pakë ditësh kishte kthyer prapa një autobus me udhëtarë nga Kosova, të cilët ishin nisur për në Zvicër. Rreth 35 qytetarë nga Kosova nuk janë lejuar të hynë në Slloveni, e problem po del të jetë të personat me viza turistike dhe me shumë hyrje(multi), shkruan Gazeta Metro.

Për këtë problem që po hasin udhëtarët nga Kosova, për Gazetën Metro kanë folur nga agjitacioni turistik ‘Sharr Travel’, të cilët kanë bërë të ditur se shteti i Sllovenisë nuk po lejon hyrjet për personat që kanë viza turistike dhe me shumë hyrje(multi).

“Me viza turistike dhe multi nuk po i lejojn me kalu udhetaret. Shteti Sllovenise po i ndalon”, ka thënë Sharr Travell për Gazetën Metro.

Ndërsa ditë më parë është raportuar se shteti i Sllovenisë ka kthyer mbrapa një autobus me udhëtarë nga Kosova.

Sllovenia ka lejuar të udhëtojnë nëpër territorin e saj vetëm ata udhëtarë të cilët kishin leje qëndrimi në Europë.

Ndërsa, Ambasada e Kosovës në Slloveni të premten ka njoftuar se Qeveria e Republikës së Sllovenisë ka miratuar ndryshimin e Dekretit për vendosjen dhe zbatimin e masave për parandalimin e përhapjes së COVID-19.

Qeveria Sllovene, ka shtuar Kosovën së bashku me disa vende të tjera të rajonit, në listën e vendeve me një situatë epidemiologjike të përkeqësuar, që do të thotë se të gjithë ata që vijnë nga Kosova nuk mund të hyjnë në Slloveni pa iu nënshtruar një karantine 14 ditore.

“Tashmë është vendosur një rregull i ri për hyrjen në Slloveni, sipas të cilit, vetëm personat që paraqesin një certifikatë me rezultat negativ të COVID-19, jo më të vjetër se tre ditë, i kryer në një shtet anëtarë të BE-së, do të lejohen të hyjnë në Slloveni pa kufizime”, thuhej në njoftimin e Ambasadës së Kosovës në Slloveni.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • FOTO&VIDEO

Shfaqet në Gjirin e Orikumit një nga gjitarët më të rallë në botë

Një pamje gjithnjë e më e zakonshme në ujërat e Gjirit të Orikumit është shfaqja…

2 orë ago
  • BOTA

Vrasja e 18-vjeçarit Henry Nowak, Starmer akuza të forta për Elon Musk pas protestave: Ka nxitur përçarje

Kryeministri britanik Sir Keir Starmer ka akuzuar miliarderin e teknologjisë Elon Musk se po përpiqet…

12 orë ago
  • POLITIKE

Spaho: Vetëm një i leshtë mund të mendojë që kjo protestë nuk është e manipuluar, është komplot kundër vendit

Ish deputeti i PD, Edmond Spaho ka reaguar ashpër për protestën kundër investimit në Zvërnec,…

16 orë ago
  • POLITIKE

“Serbia si Rusia, ata si vendet baltike”, “Jeta e Vuçiç në rrezik”, ai shkon në Mal të zi: Do them gjithçka

Presidenti serb Aleksandar Vuçiç ka konfirmuar se do të marrë pjesë në samitin BE–Ballkani Perëndimor…

16 orë ago
  • KRYESORE

Katy Perry, emri i parë i madh në “Sunny Hillin” e sivjetmë

Katy Perry do të jetë njëra prej këngëtareve kryesore që do të përformojë në Festivalin…

20 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Vrau efektivin e “Shqiponjave”, autori me të shkuar kriminale, një vit më parë tërhoqi zvarrë me kalë një person

Një efektiv i Policisë së Shtetit u vra dhe një tjetër u plagos gjatë një…

24 orë ago