Il boss mafioso Matteo Messina Denaro è stato arrestato dai carabinieri del Ros, dopo 30 anni di latitanza, Palermo, 16 gennaio 2023. ANSA/US CARABINIERI +++ NO SALES, EDITORIAL USE ONLY +++ NPK ++
“Nuk kam pasur një edukim kulturor, por kam lexuar me qindra libra, kështu që jam i informuar mbi kurat, ju lutem që të mund të trajtohem me ilaçe dhe terapi të mira”. Këtë raportohet ta ketë përsëritur disa herë, me ton të butë e të sjellshëm. Ky duket të jetë mendimi i vetëm për bosin e Cosa Nostra-s Matteo Messina Denaro, prej 10 ditësh i izoluar në burgun e sigurisë së lartë në Aquila.
Sipas asaj që shkruan ANSA, këto shqetësime ai ia përcjell personave të vetëm me të cilët i lejohet të flasë duke qenë se ndodhet në regjimin 41bis. Janë ata që e trajtojnë për kancerin në zorrën e trashë.
Messina Denaro mësohet se është në gjendje të mirë. Disa ditë më parë ai pati edhe seancën e parë të kimioterapisë në qeli. Mjekët që e kanë nën vëzhgim raportohet ta kenë siguruar se po ndiqen procedura të avancuara në bazë të protokolleve ndërkombëtare.
Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu ka shpërndarë në “X” një video te tij teksa blen kafe…
Ish-presidenti i Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski, ka folur për statusin e gjuhës shqipe dhe…
Një shefe e operacioneve të skuadrës, e cila kohët e fundit kishte fituar krahët si…
Nga sot, më 15 mars, ka nisur zbatimi i Ligjit për të Huajt dhe i…
Policia njofton se të shtunën në Pollatë të Podujevës janë arrestuar tre të dyshuar, të…
Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky i tha CNN se Rusia furnizoi Iranin me dronë që më…