LAJME

Meta 3 orë në SPAK: M’i hoqën të gjitha, veç pantallonave!

24 orë pasi shkallët e Prokurorisë së Posaçme i kishte ngjitur bashkëshortja e tij kryemadhi, në SPAK këtë të enjte (13 qershor) paraqit Ilir Meta.

“Unë po shkoj te Dumdumani, kur të dal do ju tregoj”– tha Meta në hyrje në Prokurorinë e Posaçme.

Për mbi 3 orë e 20 minuta kreu i PL është pyetur për të njëjtën çështje, pasuria, paratë dhe lobimet në SHBA. Në pyetje u mor nga prokurori i dosjes së hetimit pasuror dhe lobimeve në Uashington Sotir Kllapi, por si në hyrje edhe në dalje akuzat e forta i kishte për kreun e SPAK, pa lënë mënjanë etiketimet fyese.

“U pyeta në cilësinë e kundërshtarit të këtij narko shtetit që e mban në këmbë Dum Dumani, që në vend që të hetojë McGonigal dhe të ndalojë Edi Ramën dhe inceneratorët dhe Portin e Durrësit, merret me laraskat dhe përrallat e tij. SPAK është kthyer falë dumdumanit në një parti bashkëqeverisë të Edi Rama”- tha Meta.

Thirrjen në SPAK e shikon të pakuptimtë, pasi të gjitha veprimet për të cilat i kërkojnë llogari i bëjnë të tjerët duke iu referuar Kryemadhit, të cilën e cilëson si bashkëpunëtore të SPAK-ut.

‘Unë u pyeta kot më kot për gjëra që nuk kanë lidhje me mua por me veprimet e të tjerë, të miqve, shokëve dhe bashkëpunëtorëve të SPAK-ut.

Tani po iki se kam tryezën, kam sipërmarrjen. Këtë do Dum Dumani. Që mos të merremi me gjë ne, këtë detyrë i ka caktuar Edi Rama Dum Dumani.  (hajde shef te ikim se jemi vonë). Si kundërshtar i regjimit Dumdumanin tuaj që bënë tërë ato akte kriminale për të shpëtuar Edi Ramën”- tha Meta.

Më tej ai u shpreh në një konferencë të jashtëzakonshme, se sot në Prokurorinë e Posaçme kur hyri i morën edhe çelësat, edhe orën, por pantallonat s’ia hoqën dot.

‘Sot më hoqën edhe orën, nuk u mërzita shumë, më hoqën edhe çelësat nuk u mërzita. Pantallonat nuk mi heqin dot.’- tha Meta.

Në deklaratën për mediat, Meta tha se nuk kishte dijeni për llogaritë e bëra nga Kryemadhi, edhe kjo e fundit e thirrur në SPAK ndaj së cilës ka nisur një hetim pasuror. Sipas Metës, detyrat në shtëpi ishin të ndara, Meta bënte politike dhe Kryemadhi merrej me llogaritë.

“Në datën kaq në vitin 2008 zonja Kryemadhi ka tërhequr 20 mijë euro. E mbaj mend unë? Ajo ka bërë veprime se ka patur pronat e tyre, pallatin e tyre, ka bërë veprimet e saj. Nuk jam marrë me çështje pronash, financash. Nuk kam pasur asnjë përgjegjësi, të gjitha i ka Monika, unë jam marrë me politikë, këtë e bëj mirë. Ajo ka përgjegjësinë financiare dhe ka qenë në mirëbesim. Merren me histori, më pyesin mua a diskutuar ti me Monikën në shtëpi? Këto veprime që ka bërë Monika në llogarinë e vet, përralla të tilla, as çështje pronash as financiare nuk kam pasur asnjë përgjegjësi, çdo përgjegjësi i ka pasur Monika, e kanë pasur mysafire, unë merrem me politikë”, tha ai.

Për çiftin Meta-Kryemadhi SPAK ka nisur një hetim intensiv, në lupë janë futur shpenzime, transferta parash, blerje pronash, shkollimi i fëmijëve, shpenzime për trajtime estetike dhe pagesa të dyshimta për lobime në Uashington.

Monika Kryemadhi u pyet të mërkurën ( 13 qershor) nga SPAK në dalje tha se akuzat janë të rreme sepse nuk ka bërë ndërhyrje estetike por vetëm botoks, ndërsa u distancua nga sulmi që bashkëshorti i bën drejtësisë.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • FOTO&VIDEO

Policia e Kosovë e arrestoi kryetarin serb të Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviç, i cili e dëmtoi me sprej obeliskun “Mitrovica”

Kryetari i Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviç, të premten është shoqëruar në Policinë e Kosovës,…

20 minuta ago
  • FOTO&VIDEO

Shfaqet në Gjirin e Orikumit një nga gjitarët më të rallë në botë

Një pamje gjithnjë e më e zakonshme në ujërat e Gjirit të Orikumit është shfaqja…

5 orë ago
  • BOTA

Vrasja e 18-vjeçarit Henry Nowak, Starmer akuza të forta për Elon Musk pas protestave: Ka nxitur përçarje

Kryeministri britanik Sir Keir Starmer ka akuzuar miliarderin e teknologjisë Elon Musk se po përpiqet…

15 orë ago
  • POLITIKE

Spaho: Vetëm një i leshtë mund të mendojë që kjo protestë nuk është e manipuluar, është komplot kundër vendit

Ish deputeti i PD, Edmond Spaho ka reaguar ashpër për protestën kundër investimit në Zvërnec,…

19 orë ago
  • POLITIKE

“Serbia si Rusia, ata si vendet baltike”, “Jeta e Vuçiç në rrezik”, ai shkon në Mal të zi: Do them gjithçka

Presidenti serb Aleksandar Vuçiç ka konfirmuar se do të marrë pjesë në samitin BE–Ballkani Perëndimor…

19 orë ago
  • KRYESORE

Katy Perry, emri i parë i madh në “Sunny Hillin” e sivjetmë

Katy Perry do të jetë njëra prej këngëtareve kryesore që do të përformojë në Festivalin…

23 orë ago