Ministria e Infrastrukturës i ka dhënë leje fluturimit të Behgjet Pacollit për në Aeroportin e Prishtinës.
Kjo konfirmohet nëpërmjet një letërkëmbimi që kanë pasur zyrtarë të Ministrisë së Infrastrukturës me ata të aeroportit, e të cilin e ka siguruar “Koha”.
Në emër të ministrit, lejen e ka dhënë shefi i stafit, Alban Zogaj.
Sipas burimeve, ka pasur mungesë koordinimi ndërmjet ministrive për këtë çështje. UD i Ministrisë së Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla vetëm është njoftuar sot në ora 1 pas mesnate për vendimin, ndërkaq Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia nuk është konsultuar fare.
Nuk dihet nëse do të respektohen protokollet sikurse në rastet e kaluara.
Siç shkruan në letër, Stacioni Policor Kufitar në ANP “Adem Jashari”, ka pyetur nëse do të ketë ekip mjekësor në arritje, nëse do të ketë përcjellje policore dhe nëse do t’i lejohet hyrja ekuipazhit.
Por një burim i ka thënë “Kohës” se, Pacolli ka kërkuar shmangien e disa prej procedurave, përkatësisht karantinimin.
Kthimi i Pacollit vjen në javën kur po negociohet arritja e marrëveshjes së koalicionit mes LDK-s, AAK-s dhe koalicionit Nisma-AKR, pasi presidenti ia kërkoi mandatarin Isa Mustafës (LDK).
Presidenti rus, Vladimir Putin, ka pranuar se sulmet e vazhdueshme ukrainase ndaj infrastrukturës strategjike ruse…
Kryeministri i Pakistanit, Shehbaz Sharif, ka bërë të ditur se negociatat ndërmjet Shteteve të Bashkuara…
Forcat amerikane rrëzuan shumë drone sulmuese iraniane me një drejtim që po shkonin drejt ngushticës…
Elon Musk u bë të premten trilioneri i parë në botë, pasi aksionet në kompaninë…
Presidenti amerikan Donald Trump ka deklaruar se, në një skenar përballjeje me Iranin, preferenca e…
Pikërisht në ditën kur para 27 vjetësh NATO kishte hyrë në Kosovë duke nisur misionin…